Psikologji

Testoje veten, a ke ndopak depresion?

Ka të dhëna që njerëzit sot po përjetojnë momente mërzie e trishtimi të cilat i tejkalojnë kufijtë e normales. Njerëz që ankohen e raportojnë për mungesë shprese për të ardhmen. Ne ju propozojmë të vetë-diagnostikoheni. Është më mirë të merren masa paraprake sesa ta lëmë veten në dorë të trishtimit. 

Udhëzime: Ky pyetësor konsiston në 21 pohime. Lexoni me vëmendje çdo grup pohimesh dhe përzgjidhni pohimin brenda secilës çështje që përshkruan më saktë mënyrën se si jeni ndjerë përgjatë 2 javëve të fundit, përfshirë ditën e sotme. Qarkoni numrin përkrah pohimit të përzgjedhur. Nëse brenda të njëjtës çështje janë disa pohime të vërteta të barazvlefshme, atëherë qarkoni numrin më të lartë për atë grup. Sigurohuni që nuk keni zgjedhur më shumë se një pohim për çështje.

Në fund mblidhni pikët dhe gjeni kategorinë që ju përket.

Trishtimi

0. Nuk ndjehem i trishtuar.

1. Ndjehem i trishtuar pjesën më të madhe të kohës.

2. Ndjehem i trishtuar gjatë gjithë kohës.

3. Jam kaq i trishtuar e i palumtur sa që nuk mund ta duroj dot.

Pesimizmi

0. Nuk jam i dekurajuar mbi të ardhmen time.

1. Ndjehem më i dekurajuar mbi të ardhmen sesa ç’kam qenë më përpara.

2. Nuk pres që gjerat të më shkojnë mbarë.

3. Ndej se e ardhmja ime është e pashpresë dhe se do të shkojë gjithmonë e më keq

Dështimet e së shkuarës

0. Nuk ndjehem person i dështuar.

1. Kam pasur më shumë dështime sesa duhej në jetën time.

2. Kur e kthej kokën mbrapa, shoh shumë dështime.

3. Ndjej se jam një person krejtësisht i dështuar

Pakënaqësia

0. Marr po aq kënaqësi sa më parë nga gjërat që më pëlqejnë.

1. Nuk më shijojnë më gjërat sa më parë

2. Marr fare pak kënaqësi nga gjërat që më parë më pëlqenin.

3. Nuk marr fare kënaqësi nga gjërat që më parë më pëlqenin.

Ndjenjat e fajit

0. Nuk e ndjej veten fajtor

1. Ndjehem fajtor mbi shumë gjëra që kam bërë ose që duhej të kisha bërë.

2. Ndjehem fajtor pjesën më të madhe të kohës.

3. Ndjehem fajtor gjatë gjithë kohës

Ndjenjat e ndëshkimi

0. Nuk ndjej se jam duke u ndëshkuar.

1. Ndjej se mund të ndëshkohem.

2. Pres të ndëshkohem.

3. Ndjej se jam duke u ndëshkuar.

Pakënaqësia ndaj vetes

0. Ndjehem po njëlloj ndaj vetes.

1. E kam humbur besimin tek vetja.

2. Jam i zhgënjyer nga vetja.

3. E përbuz veten.

Kritikat ndaj vetes

0. Nuk e kritikoj ose e fajësoj veten më shumë se zakonisht.

1. Jam më kritik ndaj vetes sesa kam qenë më përpara.

2. E kritikoj veten për të gjitha gabimet e mija.

3. E fajësoj veten për çdo gjë të keqe që ndodh

Mendimet ose dëshirat për vetëvrasje

0. Nuk më ka shkuar ndër mend të vras veten.

1. Më ka shkuar ndër mend të vras veten, por sigurisht që nuk do ta bëja.

2. Do doja shumë ta vrisja veten.

3. Do ta vrisja veten po të më jepej mundësia.

Të qarët

0. Nuk qaj më shumë se sa më përpara.

1. Qaj më shumë se sa më përpara.

2. Qaj edhe për gjërat më të vogla.

3. Kam nevojë të qaj, por nuk qaj dot

Shqetësimi

0. Nuk ndjehem më i shqetësuar apo irrituar se zakonisht

1. Ndjehem më i shqetësuar apo i irrituar se zakonisht

2. Jam kaq i shqetësuar e irrituar, sa që e kam të vështirë të qëndroj pa lëvizur

3. Jam kaq i shqetësuar e irrituar sa që më duhet patjetër të lëviz apo të bëj diçka

Mungesa e interesit

0. Nuk e kam humbur interesin mbi njerëzit dhe aktivitetet.

1. Jam më pak i interesuar mbi njerëzit dhe aktivitetet sesa më përpara

2. Përgjithësisht e kam humbur interesin mbi njerëzit dhe aktivitetet.

3. E kam shumë të vështirë të interesohem për ndonjë gjë

Pavendosmëria

0. Jam i aftë të marrë vendime si më përpara.

1. E kam më të vështirë të marr vendime se zakonisht.

2. Kam shumë herë më tepër vështirësi për të marrë vendime krahasuar me më përpara.

3. E kam thuajse të pamundur të marr vendime.

 Denjësia

0. Nuk mendoj se jam i pavlefshëm.

1. Nuk e quaj veten aq të vlefshëm e të dobishëm sa më përpara.

2. Ndjehem më pak i dobishëm se njerëzit e tjerë.

3. Ndjehem tërësisht i padenjë.

Mungesa e energjive

0. Kam po aq energji sa më parë.

1. Kam më pak energji se më parë.

2. Nuk kam mjaftueshëm energji për të bërë gjërat që duhet të bëj.

3. Nuk kam energji për të bërë thuajse asgjë.

Ndryshime të gjumit

0. Nuk kam pasur ndryshime në gjumë.

1. a. Fle diçka më shumë se zakonisht. b. Fle diçka më pak se zakonisht.

2. a.Fle shumë më shumë se zakonisht. b. Fle shumë më pak se zakonisht.

3. a. Fle pjesën më të madhe të ditës. b. Zgjohem 1-2 orë përpara, e nuk fle dot më.

Nervozizmi

0. Nuk jam më i nervozuar se zakonisht.

1. Jam më i nervozuar se zakonisht.

2. Jam shumë i nervozuar.

3. Jam nervoz gjatë gjithë kohës.

Ndryshime të oreksit

0. Oreksin e kam njëlloj si më parë.

1. a. Kam më pak oreks se më parë. b. Kam më shumë oreks se më parë.

2. a. Kam shumë më pak oreks se më parë. b. Kam shumë më shumë oreks se më parë.

3. a. Më ka humbur fare oreksi. b. E kam mendjen tek të ngrënët gjatë gjithë kohës.

Vështirësi për t’u përqendruar

0. Përqendrohem po aq sa zakonisht.

1. E kam më të vështirë të përqendrohem se zakonisht.

2. E kam të vështirë të mbaj mendjen te ndonjë gjë për një kohë të gjatë.

3. Më duket se nuk mund të përqendrohem dot fare.

Lodhje ose rraskapitje

0. Nuk ndjehem më i lodhur se zakonisht.

1. Lodhem më shpejt se më parë.

2. Ndjehem shumë i lodhur për të bërë shumë nga gjërat që më parë i bëja.

3. Ndjehem aq i rraskapitur sa mund të bëj shumë pak.

Mungesa e interesit ndaj seksit

0. Nuk kam vënë re ndryshime në interesin ndaj seksit.

1. Më shkon më pak mendja tek seksi.

2. Jam shumë më pak i interesuar.

3. E kam humbur fare interesin ndaj seksit. 

Interpretimi:

01-10 Normal

11-16 Shqetësim i lehtë

17-20 Depresion në kufi (Mbahet në vëzhgim)

21-30 Nivel i moderuar depresioni (i nevojshëm trajtimi psikologjik)

31-44 Nivel i lartë depresioni (Merret në konsideratë trajtimi me medikamente)

45- 63 Trajtim i kombinuar, medikamente dhe psikoterapi.