Psikologji

Dinakë si një dhelpër apo kruspull si një iriq?  

“Dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di vetëm një gjë të madhe”- që do të thotë se dhelpra megjithë dinakërinë e saj mundet nga e vetmja armë mbrojtëse që ka iriqi.  Kaq bukur është përcaktuar nga poeti grek Archilochus për të kuptuar edhe sot e kësaj dite diferencat kryesore midis ndividëve të ndryshëm.

Fakti nëse jeni një dhelpër apo një iriq përcakton mënyrën sesi e shihni botën dhe për pasojë, mënyrën sesi merrni vendime. Kur sulmon një dhelpër, dhelpra di shumë manovra dhe përdor shumë strategji për të siguruar mbijetësën. Por ndryshe nga dhelpra, iriqi ka vetëm një mbrojtje të thjeshtë dhe shumë efektive – do mblidhet top dhe do sulmojë me gjemba.

Mbi këtë alegori, ka shkruar dhe një ese në 1953 Isaiah Berlin, një ndër mendimtarët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Sipas Berlin, qëniet njerëzore ndahen në këto dy kategori: Ka iriqë që çdo gjë e lidhin me një vizion të vetëm qëndror, një sistem të vetëm universal me pak ide kryesore; dhe ka dhelpra që preferojnë të përdorin shumë lloje strategjish dhe teknikash kur përballen me një çështje, pa e lidhur veten me ndonjë moral apo parim të caktuar. Dhelprat janë të shpërndara, lëvizin nëpër shumë nivele, duke u përpjekur të rrëmbejnë esencën e shumë eksperiencave.  Iriqët tentojnë të jenë ideologë, dhelprat tentojnë të jenë pragmatiste. Duket sikur dhelprat fitojnë, por nëse presim pak më gjatë, në fund iriqët janë fitimtarët, kur flasim për një aspekt të jetës. Por nëse e shohim më të gjerë pamjen ka gjasa që dhelprat të marrin vesh më shumë nga jeta.