Psikologji

10 këshilla se si të bëheni emocionalisht të mençur

  1. Etiketo ndjenjat e tua më mirë se të etiketosh njerëzit ose situatat. Për shembull më mirë thuaj “Unë kam frikë” sesa “Ti po nget makinën si një i çmendur”. 

  2. Bëj dallimin mes mendimeve dhe ndjenjave. Mendime: unë ndihem si…Ndjenja: Unë ndjej…

  3. Merr më shumë përgjegjësi për ndjenjat e tua. Analizo ndjenjat e tua sesa motivet ose veprimet e njerëzve të tjerë. Lëri ndjenjat të të ndihmojnë të identifikosh nevojat e paplotësuara emocionale. "Unë ndihem xheloze"  vs "Ti më bën xheloze".

  4. Fokusohu te ndjenjat kur merr vendime. Si do të ndihem unë nëse e bëj këtë? Si do të ndihem nëse nuk e bëj? "Si ndihem unë?" "çfarë do më ndihmojë të ndihem më mirë?" Pyeti të tjerët “Si ndiheni?" dhe "Çfarë do t’ju ndihmonte të ndiheshit më mirë?

  5. Ki parasysh ndjenjat kur vendos për të arritur diçka. Mendo se si dëshiron të ndihesh, ose si dëshiron ti të ndihen të tjerët. Merr feedback dhe mba shënim progresin kundrejt qëllimeve të arritura duke matur periodikisht ndjenjat nga 0 te 10. Për shembull pyet shokët, ose nxënësit se sa të respektuar ndihen nga 0 te 10.

  6. Ndiej energji dhe jo zemërim. Përdor atë se çfarë quajnë të tjerët “zemërim” për të ndihmuar të ndihesh me energji për të ndërmarrë veprime produktive

  7. Vlerëso ndjenjat e të tjerëve. Trego empati, të kuptuar dhe pranim ndaj ndjenjave të të tjerëve.

  8. Përdor ndjenjat për të të ndihmuar të shfaqësh respekt ndaj të tjerëve. Si do të ndiheni nëse e bëj këtë? Si do të ndiheni nëse nuk e bëj? Më pas dëgjo dhe merr në konsideratë ndjenjat e tyre.

  9. Mos i këshillo, urdhëro, kontrollo, kritiko, gjyko ose jep mend të tjerëve. Në vend të këtyre, përpiqu thjesht të dëgjosh me empati dhe pa gjykuar.

  10. Shmang njerëzit që nuk të vlerësojnë. Megjithëse jo gjithmonë është e mundur, të paktën përpiqu të kalosh sa më pak kohë me ta, dhe përpiqu të mos i lejosh të ushtrojnë pushtet psikologjik mbi ty.

©FlasShqip.ca