Psikologji

Misteri i vetë-besimit

Një lloj vuajtje është kur ndihesh keq sepse nuk ke guxim të mjaftueshëm e nuk beson te aftësitë e tua. Ti mund të ndihesh sikur në çdo aspekt të tjerët janë më mirë se ty. Kjo ndjesi ju bën që ti qaseni jetës me ndrojtje, mbrojtje ose me sjellje që u bëjnë qejfin të tjerëve. Por ti edhe pse ke kapacitete e aftësi sërish druan të besosh se i ke. Ti ke nevojë për konfirmim të aftësive nga dikush tjetër që në sytë apo mendjen tënde vlen shumë.

Por nga ana tjetër ka tipa që edhe pse janë bosh brenda e jashtë shesin vetë-besim e çajnë malet me krenarinë e tyre për hiçgjë që kanë bërë në jetë. Nga u vjen xhanëm gjithë kjo forcë? Vetë-besimi mos u vjen këtyre prej budallallëkut? Mos ndoshta mbivlerësimi i vetes është tipar i injorantëve dhe sigurisht që injoranca kudo e kurdoherë gjen terren të lulëzojë e përparojë? Avash-avash mos nxitoni! Nuk po e ngatërrojmë vetëvlerësimin me vetëbesimin. Thjesht u kujtuam se tipat me vetë-besim kanë shpesh mbi-vlerësim pa baza reale. Megjithatë i kthehemi vetë-besimit, të cilit studiuesit i kanë dhënë një shpjegim.

Vetë-besimi është gjenetik 50% dhe pjesa tjetër kultivohet.

Atëherë, doni të kultivoni vetë-besim? Vazhdoni leximin…

Ushtrimi më i lehtë për të ndërtuar vetë-besimin është të mbash shënim sukseset e vogla që keni arritur gjatë ditës. Vetëm 3 minuta ju duhen për të sjellë ndër mend gjërat e mira që keni bërë në një ditë. Suksesi nuk është e thënë të jetë një arritje e madhe, një fitore e vogël që ju ka kënaqur është ok. Duke u fokusuar në këtë aspekt ju do të ndërtoni e përforconi veprimet dhe mendimet pozitive për veten.

Që t’jua lehtësojmë punën do t’ju rendisim disa ide të fitoreve të vogla që ndoshta ju i përjetoni, por nuk e kuptoni se këto quhen suksese të jetës tuaj.

  1. Keni marrë një vendim të drejtë
  2. Gjetët kohë për ushtrimin
  3. Ju erdhi keq për veten kur bëtë një gabim dhe nuk i bëtë gjyq si gjithmonë
  4. Pushuat kur u lodhët dhe nuk e sforcuat veten
  5. Ndihmuat dikë
  6. Përparuat në një detyrë
  7. Vendosët të hiqnit dorë prej diçkaje që nuk ishte e mirë për ju
  8. Bëtë një gabim, por nuk lejuat që ky gabim t’ju nxinte ditën
  9. Vendosët objektiva për ditën dhe ia arritët
  10. Ju i thatë jo kërkesave të paarsyeshme dhe i vendosët kufij të tjerëve
  11. Morët iniciativë më në fund

Kështu pra pasi keni listuar gjërat e mira që keni bërë gjatë ditës, bëjini komplimente vetes për këto arritje. Megjithatë ne po të bëjmë të parët komplimentin për arritjet e ditës së sotme. Urime!  

©FlasShqip.ca