Psikologji

5 arsyet pse kanë sukses arrogantët

  1. Arrogantët shprehin zemërim ndaj kujtdo dhe kjo mund të jetë intimiduese. Por njerëzit tremben dhe tërhiqen duke ua lënë fushën e lirë arrogantëve.
  2. Arrogantët janë të vështirë, nuk janë të këndshëm në shoqëri ose popullorë. Me ata është vështirë të debatosh dhe shpesh të tjerët tërhiqen. Kështu që arrogantët përfitojnë nga kjo.
  3. Arrogantët janë dominues në shoqëri. Kjo u jep avantazh për të patur sukses dhe për të fituar pushtet. Madje disave u duket tërheqëse arroganca.
  4. Arrogantët mendojnë se janë superiorë. Megjithëse nuk është e njëjta gjë me narcisismin, kanë disa tipare të përbashkëta. Arrogantët mendojnë se janë superiorë ndaj të tjerëve dhe ky mendim për veten i çon drejt përfitimeve në situata sociale.
  5. Arrogantët sulmojnë njerëzit jo idetë. E keni provuar ndonjëherë të nisni një debat për një çështje e më pas kthehet në personale? Kjo vjen prej arrogancës. E megjithatë arrogantëve u ecën.

 

©FlasShqip.ca