Shëndet

Ja pse bie lindshmëria sipas Dr.Anika Dokles dhe disa ide mbi stimulimin e lindjeve

Mjekja gjinekologe Anika Dokle, përmes një postimi në Facebook jep disa nga shkaqet e rënies së lindshmërisë, një fenomen që ka prekur edhe Shqipërinë si dhe disa ide mbi stimulimin e lindjeve.  

Pse bie lindshmëria?

Shkaqet mund të jenë ekonomike, teknologjike dhe shkaqe që kanë të bëjnë me ndryshimin e vlerave:

  1. Nuk duam të kemi një fëmijë (duam komoditet, duam liri, duam rehati).
  2. Një fëmijë kushton (është rritur dëshira për t'u proporcionuar fëmijëve edukim formal dhe të kushtuëshëm).
  3. Rritja e infertilitetit femëror për shkak të të kërkuarit vonë të një fëmije (rezerva ovariale fillon e reduktohet pas moshës 34 vjeç), për arsye të vështirësive laborale(në intervistat për punë pyetet a ke familje apo fëmijë).
  4. Destrukturimi familiar (familje jo stabël, familje homoseksualësh, familje me burrat në emigracion) ul numrin e fëmijëve.
  5. Abortet (akses i lehtë dhe i sigurtë në praktikat e ndërprerjes së induktuar).

Si mund të rritet lindshmëria?

  1. Njohja dhe mbrojtja e familjes në Kushtetutë.
  2. Ndihma për blerje shtëpie.
  3. Reduktim fiskal për familjet.
  4. Subvencion për nëna me fëmijë më pak se 3 vjeç.
  5. Shkolla infantile falas dhe të detyrueshme dhe rritje e numrit të vendeve në këto shkolla.
  6. Pajtueshmëri mes jetës familjare dhe asaj laborale.
  7. Ushqim falas për fëmijët e shkollave fillore, librat po ashtu.
  8. Bonus për çdo lindje.
  9. Kampe verore falas ose të financuara për më nevojtarët.

Por nëse ndiqni profilin e mjekes Dokle, do të mrekulloheni nga fotot e bebeve që ajo me shumë dashuri i poston herë pas here. Ndoshta mund të shërbejnë edhe si një shtysë për të mos hequr dorë nga lindja e fëmijëve.

Dr. Anika Dokle me një bebe në krah