Shëndet

Për sa kalori kemi nevojë në ditë?

Rekomandohet që një mashkull mesatar të marrë 2500 kalori në ditë ndërsa një femër 2000 kalori. Nëse jeni më të gjatë se mesatarja ose më aktivë duhet të merrni pak më shumë dhe e anasjellta nëse jeni më të shkurtër dhe bëni një jetë sedentare duhet të merrni më pak.

Përgjatë gjithë ditës 1/3 e dietës tuaj duhet të përfshijë fruta dhe perime dhe pjesa tjetër karbohidrate si patate, bukë, drithra, oriz dhe makarona. Mundohuni që të konsumoni 5 racione me fruta dhe perime në ditë pasi janë një burim shumë i mirë vitaminash, mineralesh dhe fibrash. Njësoj edhe karbohidratet sidomod drithërat janë thelbësore pasi janë burimi më i madh i energjisë për trurin tonë dhe muskujt. Pjesa e mbetur duhet të plotësohet me proteina dhe bulmet. Përveç mishit, peshkut dhe vezëve që janë të pasura në proteina që ndërtojnë dhe riparojnë trupin tonë dhe mbajnë qelizat tona të shëndetshme kemi edhe fasulet, tofun dhe arrat. Bulmeti i cili përmban pak yndyrna si për shembull qumështi i sojës është një burim shumë i mirë i kalciumit që shërben për forcimin e kockave. Si përfundim mos harroni se edhe pijet llogariten në marrjen e kalorive kështu që shmangini pijet që përmbajnë sheqerna.
Shumë ekspertë janë në një mendje se tre vakte në ditë janë perfektë.

Dietologia Hannah Baugh thotë: ‘Nëse midis vakteve është një kohë e gjatë atëherë kjo do të thotë se ke më shumë gjasa që të kërkosh të marrësh energji nga ushqime që janë të pasura në yndyrna, kripra dhe sheqerna pasi jeni shumë të uritur në kohën që hani. Kjo vlen edhe për personat të cilët e anashkalojnë mëngjesin. Një drekë e mirë është gjithashtu e rëndësishme pasi yndyrnat në mbrëmje duan shumë kohë që të treten dhe karbohidratet që nuk përdoren kthehen në dhjam natën. Konsumojeni darkën maksimumi në orën 7.

Burimi: Anila Kalleshi's Official