Andej-Këtej

Lenini në Manhattan - Nga Albana Lifschin

Albana Lifschin

Sot në Metro më zunë sytë një thënie të Leninit: “Nëse vazhdoj të dëgjoj Apasionatën e Bethovenit, nuk do të jem në gjendje të mbaroj Revolucionin". Përsëri Lenini, thashë me vete. Është hera e dytë që e "takoj" Leninin në Manhattan. Hera e parë kishte ndodhur 10 vjet të shkuara.

* * *

Ate te shtune qe une takova gazetaren Hellen dhe avokat Evergreen, e quajta “E shtuna komuniste”. Jo sepse kjo kishte te bente me ndonje fare vullnetarizmi leninist, por sepse ishte nje koinçidence e jashtezakonshme: Kisha takuar dy amerikane me pikpamje komuniste ne te njejten dite dhe pikerisht ne New York! Uendi nje e njohur e rastit ne metro, me kishte pyetur ne telefon ne se do te me pelqente te takoja nje shoqen e saj, gazetare te Rojterit e cila kishte kuriozitet te njihej me mua. Une heshta. “Kuriozitet te njihet me mua” e perktheva jo me mua personalisht por me dike qe ishte nga Shqiperia.

Ishte koha e skemave piramidale dhe gazetat ketu shkruanin per peshtjellimin e madh qe po ndodhte ne Shqiperi. Revolta e njerezve per parate e humbura kishte arritur kulmin. Madje ate jave pata nje telefon nga nje redaktor i Nju York Post- it i cili me pyeti nese pata humbur edhe une ne kete loje. I thashe qe kisha humbur vetem 1000 dollare, por te tjeret kishin humbur me mijera e me shumë. Duket gazetaret mblidhnin fakte nga komuniteti shqiptar. Tani kjo shoqja e Uendit ndoshta donte te mesonte diçka me shume. Dhe per kete me ftonte pikerisht ne shtepi te saj.

 Uendi me dha adresen e koleges se saj, si dhe me siguroi qe i kishte bere edhe pershkrimin tim. Gjithe puna ishte t’i beja nje vizite ne shtepi te shtunen n’ora 11 te mengjezit. “Ne oren një pasdite.- sqarova une, kam nje interviste pune me avokat dhe nuk di nese do me dale koha t'i mbaroj te dyja. Dhe per me teper intervista eshte ne Bruklin ndersa Hellen eshte ne Manhattan.” -Te siguroj qe do te te dale koha, Hellen eshte gjithmone shume e zene, keshtu qe nuk besoj te te mbaje shume. Pikerisht n’ora 11 ndodhesha prane deres se gazetares Hellen, ne Manhattan.

Kur dera u hap, ne te u dha nje vajze bjonde rreth te 30 -tave me nje pale streçe te zeza e nje bluze pambuku ngjyre trendafili, te ngushte, qe i nxirrte me ne pah gjoksin e kercyer. Ajo me hodhi nje veshtrim te shpejte dhe beri te pyeste nese “isha une ajo ...” -Po, une jam! - e sigurova pa e lene te fliste dhe ajo me nje buzeqeshje te lehte mirekuptimi me ftoi brenda. Nuk arrita te ve re apartamentin pasi vemendjen time e mbajti nje pikture e madhe e Leninit qe kishte zene tere faqen e muri perballe deres.

Sa nje njeri i gjalle ne kembe, Lenini qendronte me doren e tij te shtrire perpara sikur te thoshte “mireseerdhe”. Mbeta pa mend! “Lenini!”- fola me ze te larte duke veshtruar e çuditur Hellen. “A thua ishte ruse kjo Hellen... psh si biçim “Alla”? Jo, nuk ishte. - Kam qene me sherbim ne Rusi, me spjegoi ajo, dhe atje e mora. Ishte nje park qe quhej “Parku i Portreteve te Rena”. Ky ishte nje nga ata. E mora dhe e vura ketu. -Po a e dini ju kush eshte Lenini? e pyeta une dhe pa pritur pergjigjen e saj shtova: Ky eshte njeriu qe ndau boten ne dy sisteme”. - Kam lexuar nje liber te tij, tha Hellen - me ngjan se ka pikpamjet e Marksit. - Ai eshte zbatuesi teorise se tij -thashe une dhe pa kuptuar po hynim ne nje bisede politike. - Po ti nga e njeh? me pyeti Hellen papritur.

Une vura buzen ne gaz nga kjo pyetje qe m'u duk aq naive. -Ne e kemi patur deri vone statujen e tij ne qender te kryeqytetit. Perballe Stalinit. - Ah, po! - tha Hellen dhe shtoi duke i bashkuar te dy emrat: Lenin –Stalin. -A mund te te pyes perse e mban? e pyeta (dhe per pak shtova: nuk ke frike?) - Çeshtje preferencash, - tha ajo. Ai eshte shkencetar, nje lloj shkencetari i fushes njerezore. Ne fakt une kam patur gjithnje kureshtje te dija se si e ndjen veten njeriu ne nje shoqeri komuniste. Ju keni jetuar gjithe jeten atje, çfare u shtyu te vinit ketu?

Ne folem shume rreth kesaj teme aq sa u lodha dhe perseri nuk isha e sigurte nese Hellen me kuptoi apo jo. Asaj i beri pershtypje kur degjoi qe mjekesia ishte falas tek ne. -Edhe dentisti? pyeti ajo dhe me spjegoi se kishte paguar nje shume te madhe vetem dy dite me pare per nje kurore dhembesh. -Edhe dentisti eshte falas - thashe une. Pastaj filloi nje bresheri pyetjesh rreth jetes se perditshme ne Shqiperi. A jane ne gjendje njerezit te blejne shtepi atje? Sa kushton nje shtepi? Kam degjuar se jane shume te lira. Kush eshte shtresa me e privilegjuar, artistet? Sa paguhen artistet? Po gazetaret? A ka gazetare milionera tek ju? Po avokatet? pyeti ajo papritur, a keni avokate ju? Kam degjuar qe shqiptaret nuk e gezojne mbrojtjen legale. Ketu avokatet fitojne shume. Pse nuk ka avokate?”

Oh, - thashe me qe ra fjala, - per nje ore kam nje interviste pune me nje avokat. -Shkelqyeshem! Avokati duhet te paguaje mire pasi avokatet bejne shume para. -Nuk e di a do punesohem apo jo - Paç fat! perfundoi Hellen dhe une hyra ne ashensor. Ne Bruklin, King's Highway, Nr. 28 lexova emrin e avokatit: M.Evergreen – Avokat. I rashe ziles dhe dera u hap. U gjenda ne nje holl te vogel ku ishin vetem kater karrike perballe sportelit. Sekretarja me zgjati nje formular te thjeshte per ta mbushur duke me thene qe t’ia dorezoja perseri asaj pasi te kisha mbaruar pune. Ne formular kerkohej te shenoja emrin, adresen, shkollen qe kisha bere, eksperiencen ne pune si edhe disa ushtrime te thjeshta matematike e algjebrike. Me erdhi per te qeshur qe ekuacionet e thjeshta algjebrike i bera pa asnje gabim, ndersa ne matematike gabova.

Nderkohe prane meje erdhen edhe tre kandidate te tjera per tu intervistuar. Ato bene te njejten gje. Pritem edhe 15 minuta pasi i kishim dorezuar formularet. E para qe e thirren per interviste nuk isha une, sipas radhes, por ajo qe erdhi e dyta. U kthye pas 10 minutash duke na uruar diten e mire. Une u ngrita nga karrikja me nje ndjenje te lehte emocioni. Por perseri per çudine time, sekretarja thirri kandidaten tjeter. Po kjo? thashe me vehte “Padrejtesi ne zyren e avokatit!”

Perfundimisht u ula perseri duke pergatitur vehten se do mbetesha e fundit. Ndodhi pikerisht ashtu. Une mbeta e fundit. Sekretarja me ftoi brenda me nje levizje te lehte te kokes. Hyra ne zyren e sekretares dhe prej andej kalova ne zyren e avokatit. Ai ishte nje burre rreth 60-tave, me floke te zbardhur. I leshuar ne kolltukun e vet zoteria me veshtroi ngultas tek po afrohesha drejt tij dhe pastaj i zbriti syzet mbi hunde duke me hedhur nje veshtrim tjeter nga poshte lart si per te me peshuar. -Nga Shqiperia? - qe pyetja e pare, ose me mire gjysem pyetja e pare. Une pohova me koke. Vura re se mbi mbi tavoline kishte rezumene time.  -E para gazetare qe me vjen ne zyre per interviste pune. “Filloi ters,” i thashe vetes, me kurajo! -Di rusisht? -Kuptoj ca. -Po italisht? -Kuptoj mire. -Si gazetare, e marr me mend qe duhet te jesh trajtuar mire atje. Filloi ai me nje ton te shtruar pastaj pyeti papritur: Pse ke ardhur ketu? U skuqa e tera. Mu be se isha ne zyrat e emigracionit! Une vija te kerkoja pune e jo te jepja llogari pse kisha ardhur ne Amerike.

-Zoteri, une kam ardhur ketu per te kerkuar pune, e jo per … Mu kujtua nga studimet ne institutin qe po ndiqja, qe intervistuesi nuk duhet te beje pyetje private -Ulu! me nderpreu ai- Prandaj te lashe per ne fund se kemi me shume per te folur bashke. Pa pritur qe te ulesha ai leshoi pyetjen tjeter akoma me te çuditshme -Çfare perdorin ne Shqiperi qe te mos shendoshen dhe qe te mos semuren kur vijne ne moshen time? Une hapa syte. -Hudhra! thashe pa menduar. Hudhra dhe raki. Ai qeshi me te madhe duke zbuluar nje pale dhembe te verdhe -Kjo duhet te jete vertete, - tha ai. Qe kur kam lene duhanin une po shtoj ne peshe dhe kam frike nga ndonje atak zemre. Heshti pak dhe pastaj leshoi pyetjen tjeter: A eshte falas sherbimi mjeksor ne Shqiperi? -Po, u pergjegja une. -E di se sa pagoi nje miku im ketu per nje operacion zemre? 60 000 dollare. Me degjon? 60 000 dollare. Nuk eshte shaka, he? Sa paguan ti per qerane ketu? -Qerane ku banoj? I dhashe kohe vehtes,- $750 per dy dhoma e nje kuzhine.- Po ne Shqiperi sa paguaje? U perpoqa te kalkuloj ne mendje shpejt e shpejt.

-Rreth 40 cent. Po atehere rroga ime ishte $9 dollare, me tuajat. -Dmth nga 9 dollare rroge, qeraja merrte vetem 40 cent. Po ketu sa te merr qeraja? Mos u pergjigj se ta them une. Te pakten gjysmen e rroges mujore keshtu? Dmth ti punon dy jave ne muaj vetem per te paguar qerane. Dhe te pakten edhe 3 dite te tjera per te paguar billat. Çfare te mbetet? -Zoteri une i di te gjitha, por pa pune nuk paguaj dot asnje nga keto qe po me thoni. Kjo eshte aresyeja qe erdha ketu tek ju. -Ti nuk po me kupton se ç’dua te them, ma preu ai. Ti vjen ketu, kerkon nje pune qe do te te mbuloje vetem kerkesat e tua minimale. Jo vetem kaq, por sikur te ndodhe qe te semuresh… E kupton tani se ç’dua te them? Ti e ke te ndaluar te semuresh se s’ke sigurim mjekesor. Ishte e qarte qe intervista ime per pune kishte mbaruar pa filluar akoma. “Po qe se une do ta kisha jeten time aq te lire sa ç'e keni patur ju atje ne Shqiperi, une nuk do te vija ne Amerike, vazhdoi ai i vendosur te shkarkonte baterite deri ne fund. Kishte qene biseda me e çuditshme me nje amerikan qe mund te besoja se do te me ndodhte ndonjehere ne Nju Jork.

Biseden me Hellen tani e konsideroja nje fare nxemje nga çpo degjoja nga avokati Evergreen. Mu shfaq parasysh piktura e madhe e Leninit me ate doren e shtrire pepara sikur me thosh “mireseerdhe” -Prandaj ti nuk mund t’i pergjigjesh dot pyetjes time: Perse erdhe ne Amerike? Ç’te mungonte ty ne vendin tend? Ai po me veshtronte sikur kishte bere “shah”, apo sikur kishte firmosur kthimin tim mbrapsht. -Zoteri, - fola une. -Per mua eshte shume e çuditshme se sa lehtesisht i deklaroni ju pikpamjet tuaja pozitive per nje shoqeri opozitare me tuajen. Dhe, kjo nuk perben kurrfare problemi per ju. Sikur une t'i publikoja mendimet e mia per sistemin kapitalist, ne vendin tim, vetem pak vite me pare, une do perfundoja ne burg. Veshtrimi i tij kishte mbetur perseri çuditerisht i qete.

-E di se sa shume genjejne gazetaret ketu? Sa te duash! E vertisin gjuhen si t’u interesoje. Paraja eshte gjithshka. Po ju… s’benit dot ashtu, he? Kaq e veshtire qe? Ai me veshtroi perseri mbi syze. - He? Ia beri prape ai.

Une u ngrita dhe mora drejt deres. Ndjehesha e lodhur. Kisha kaluar nje te shtune komuniste pa bereqet.

Nju Jork, 1996. Tregimi eshte shkeputur nga permbledhja "Kafe Shkodra e Nju Jorkut", botuar nga Globus R.