Mëshira hyjnore dhe pse shqiptaria është feja e shqiptarit - Nga Burim Bardhari
- Published in Andej-Këtej
Shqipja e shenjtë, shqyti shqiptar
Zoti është i madh jo se është vetëm i plotfuqishëm por se është i mëshirshëm. Njeriu vërtetë ka nevojë për (vetë)besim e shpresim, por jo për vetëmashtrim.
Shkenca është shenja (dhe ajetet) e Mëshirës hyjnore, ngase Zoti e krijoi shkencën saktësisht që edhe shqiptari besimtar ta kuptojë të vërtetën e begative dhe mrekullive drejtpërdrejt, pa ndërhyrje e përkthime profetike dhe rrëfime bestytnish të marrëzive mendimore meslindore.
Shqiptarët me lashtësi nuk duhet ta hanë dinakërinë meslindore si helmin e padukshëm ose si ëmbëlsirë joshëse kinse është dituri. “Arabëve artizanë” për argatimin dhe nënshtrimin e të tjerëve u duhej një profet barasvlertas i njohur si Mojsiu e Isai që të përfitonin nga nënshtrimi i vegjëlive me rrëfime mësimesh mitologjike, ndërsa turqve si pushtues të tmerrshëm u vyente poashtu një fe madhore që të pushtonin e sundonin, dinakërisht përfshirë vëllazërinë fetare edhe arabët e persianët; si dikur Konstantini me prejardhje ilire para tyre sepse me fenë e re “fronësoi” e rimëkëmbi sundimin duke bashkuar perandorinë e përçarë romake por nga pasojat e pastajme njeriu i zgjuar druante t’ishte dijedashës dhe kërkues i së vërtetës si Xhordano Bruno ose Galileo, se fetarët fanatikë e digjnin të gjallë ose më pas edhe meslindorët mesjetarë ia prisnin kokën nëse ishte dyshues, ndërkaq asnjë nga pushtuesit fetaristë nuk lejoi as shkolla shqipe dhe as mbishkrime bekimesh nëpër kisha e xhamia që të mos arsimohej turma, por mësimet të buronin në gjuhën e huaj nën mbikqyrjen e klerikut të paguar, “mësuesi” me besnikëri e luajalitet të dyfishtë e të dyshimtë, meslindor ose fqinjor.
Mirëpo dinaku nuk është i zgjuar nëse vetëm përfiton përkohësisht në kurriz të të tjerëve dhe përjetëson prapambeturinë edhe për pasardhësit e vet. Ka dallim mes dinakut të “zgjuar” dhe njeriut të arsimuar që është largpamës dhe hesht ose flijon veten për të mirën e bashkësisë dhe vetes tij.
Nga parimi i Mëshirës hyjnore, Zoti i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm nuk e robëroi njeriun, por ia dhuroi vullnetin e lirë të përzgjedhjes, bashkangjitur me pronësimin e përgjegjësisë; rrjedhimisht parimi i artë është kundër konformitetit dhe përkimit të plotë me mësimet e librave të shenjtëruar ndërsa fetë meslindore enkas na bindin me tmerrim nga zjarri i ferrit dhe me frikënxitjen fetare kinse duhet të nënshtrohemi si robër të dënuar para Zotit të mëshirshëm (“nënshtrim” që përkimthi nënkupton emrin e fesë Islame dhe si “rob” i Allahut nga emri Abdullah) që t'i përulemi vetëshërbimthi propagandës së tyre nacionalfetariste si skllevër vullnetarë mendjeverbër, sepse sipas tyre vetëm ata dhe gjuha e tyre janë të zgjedhurit e Zotit, edhe pse janë të vetëshpallur përshtatshmërisht e dinakërisht me synime sundimi ndaj vegjëlive të paarsimuara dhe të pambrojtura.
Nuk është i shenjtë çdo mbishkrim greqisht e latinisht apo arabisht, si vargu epshor Kuranor 2:223. O ju besimtarë bashkëatdhetarë, mësoni përmbajtjen para se t'i varni mbi mure ato shkrime se nuk lëvdojnë gjithnjë Perëndinë por spikasin edhe marrëzinë.
Prandaj nëpër shtëpia, kisha e xhamia mësimet e bekimet duhet të përkthehen barasvlertas me mbishkrime të shqipes së shenjtë për nga lashtësia.
Pse nuk valëvitet Flamuri kombëtar nëpër godinat besimtare së paku një herë në vit?
Hoxhallarët vazhdimisht rikujtojnë se askush nuk mund të thurë një kaptinë si të Kur'anit kerim (fisnik) por ç'ka të veçantë vargu i lartëpërmendur 2:223 “gruaja është lavra juaj” (për mashkullin, sepse e ka shkruar vetë dora e mashkulli).
Nga “mburravecja” meslindore mund të kuptojmë se fetë e tyre nuk janë më të lëvduara te Zoti i cili është NJË për të gjithë sepse Perëndia shkruan në natyrë, nuk shkruan libra që ripërshtaten sipas nacionalizmit fetar përkatës të boshteve meslindore si ai hebraik, boshti mysliman arab-persian-turk dhe boshti i krishterë romak-grek-rus i përvetësuar nga evropianët.
Lexoni edhe vargjet më poshtë drejtpërdrejtë nga vetë burimi i Musaf-it dhe binduni vetë se shumë rrëfime e mësime janë kopjuar e përpunuar, si nga Egjipti i lashtë (ku dallon përmbledhja e njohur si “Libri i të vdekurve”, sidomos doktrina e shpëtimit të shpirtit dhe matja e mëkateve), ose nga Mesopotamia apo Bibla e cila vetë mund të ketë huazime nga librat e tjerë, siç është rrëfimi i “Përmbytjes” ose vërshimit biblik që përmendet qindra vite më herët se Bibla tek epopeja e Gilgamesh-it mesopotamik, përndryshe pse përsërit mësimet biblike Muhameti duke ritreguar e rikënduar rrëfimet përafërsisht të njëjta si ato të Musait dhe Isait (Mojsiut dhe Jezuit) por me pak ripërshtatje dogmatike ose ideologjike me ndërhyrje revizionizmi.
Kur’ani udhëzon 3 falje në ditë si jahudinjtë, ndërsa tradita profetike ose Suna suprimoi këshillën hyjnore dhe urdhëroi 5 falje në ditë, pavarësisht se nuk ka gjë të keqe nga më shumë gjunjëzime për adhurim të Perëndisë por kjo dëshmon se ka mundësi për ndërhyrje të prijësit dhe udhëheqësisë ose shpërdorim të pahetuar. Poashtu habit se pse synetimi nuk përmendet në Kur’an fare, ndërsa disa lutje përsëriten nga 3 herë, sikurse janë të paqarta herën e pare.
Shih vargjet e Kur'anit kerim, 14:4 dhe 49:13 se Zoti i mëshirshëm nuk e caktoi arabishten si gjuhën e Perëndisë as me epërsi mbi tjerat sepse edhe shqipja është poaq e vjetër, nëse jo më e vjetër por Mëshira Hyjnore pohon se “ngriti popuj që të njihen me njëri tjetrin” për harmoni mes tyre dhe jo meslindorët të hiqen si të zgjedhurit e Zotit sepse vazhdon më tutje pohimin se edhe misionarët e lajmëtarët ose “të dërguarit e Tij i udhëzoi t’i përhapnin dijenitë në gjuhën e popullit përkatës”, që ata popuj t'i kuptonin mësimet e mirësjelljes dhe adhurimit të Perëndisë.
Afërmendsh se feja duhet të shpjegohet e shkruhet shqip, sipas udhëzimit Kur'anor, ose shih vargun 24:61 fare i zakonshëm që nuk përmban cilësi hyjnore por vetëm ripohon të njohurën (anglisht: stating the obvious) ngase vetëvetiu i kundërpërgjigjet sfidës së superioritetit të Kur'an-it, libër i cili detyrimisht se ka edhe mësime të vlefshme me vlera të përgjithshme si Besa e bekuar shqiptare, apo mësime ndoshta të pazbërthyera saktësisht, por shqiptari nuk duhet t'ia përkushtojë e shkojë kot jetën me njëanshmëri bindjeve të mykyra meslindore se nuk është sport por mitologji dhe kot të bëhet “rob” (Abdullah) tekanjoz i tyre, pasiqë Zoti i mëshirshëm nuk ka zënë rob e skllav asnjërin. Urtësisht e ka lënë të lirë njeriun të përzgjedhë e të mbajë përgjegjësi për pasojat e tij sepse çdokush është rob i veseve dhe vetëmashtrimit vetjak ose ndoshta padrejtësisht vuan shpirtërisht e shpronësohet nga pushtimet perandorake të huaja apo me virusin e vëllazërim-izmit (si edhe në komunizmin rus), duke falur dhurata kalatrojane, japin kalin që ta marrin kalanë ose vëllai vigan vjedh pulën dhe i dhuron vezën vëllait të vogël, urdhëratës si shërbëtori i shfrytëzuar ose “skllavi vullnetar”.
Besimi në Zot është pingul (në drejtim të Perëndisë) dhe falas, pa detyrim me anëtarësi apo me kushtëzim për ushtrivajtje (kinse vullnetare) me uniforma të huaja meslindore e fqinjore të cilët na duan vetëm nëse u duhemi dhe synojnë të na shkrijnë e shartojnë duke na i ndërruar mbiemrat e lashtë dhe përfundimisht të na shpronësojnë tërthoras.
Prandaj, Zoti është i madh, jo vetëm se është i plotfuqishëm dhe i pakufishëm, por sepse është i mëshirshëm, dhuroi çdo gjë në tokën amë para se t'i lutej njeriu i brishtë i cili nuk duhet ta ketë frikë Zotin, por të jetë falënderues sepse nuk është gogol as diktator ngase falas dhuroi bekimet e begatitë që i pronësojnë madhëritë ndonëse janë të përbashkëta.
Nga ky këndvështrim, parashqiptarët stërgjyshorë nuk shpikën ndonjë fe fanatike, por një të folme fisnore që i parapriu asaj, shqipja e shenjtë për nga lashtësia dhe me gramatikë shkencore, mirëfilltas e mëvetësishme dhe e pavarur nga gjuhët madhore si për shembull anglishtja apo hollandishtja, ngjasime të folmesh dialektore të gjuhës gjermanike.
Rrjedhimisht, feja e shqiptarit është shqiptaria, sepse shqipja është tapia jonë historike e lashtësisë dhe pronësisë që i mbajti shqiptarët e denjë të bashkuar dhe nuk i ndau mbi baza fetare si ish-jugosllavët, të cilët e shfrytëzuan atë vetëm si arsyetim rrëmbimi dhe u përgjakën në luftën vëllavrastare për shkak të mendësisë meslindore fetare.
Feja padyshim se mund të jetë filozofi e leverdishme kur fara e saj sjell të korrat e paqes dhe bamirësisë ndaj njeriut si vetë Mëshira hyjnore.
Lavdi e miradias Zotit, jo mbretit e pushtetit, “yqymetit të huaj” apo mendësisë meslindore. Zgjim e zgjuarsi, shqipja e shenjtë, shqyti shqiptar.
©Burim Bardhari