Andej-Këtej

Njeriu besnik e besatar mjerisht nuk e dallon karremin nga grepi - Burim Bardhari

Si milet besa bujare nga misionarët mercenarë të shpirtrave shqiptarë, nga Dëshmitarët e Jehovait, Janullatosët dhe “Dava-gandistët” propagandistë.

Mjerisht, Besa bujare shqiptare ndonëse është parim i artë i ndërsjellshmërisë ose reciprocitetit (anglisht: “golden principle of reciprocity”) për njerëzimin e përparuar dhe arsimuar, që njeriu ta mbikqyrë veten me fjalën e dhënë të ndërgjegjes së pastër dhe jo nga frika e ligjit apo policit, por Besa përmban edhe pikën e dobët si refleks psikologjik i mirësisë naive dhe besimlehtë, që milet për synime të errëta nga mashtruesit makiavelianë.

Nga këndvështrimi psikologjik, fare lehtë mund të shfrytëzohet sqima, teka e kotësia e njeriut me mençuri ndjenjore ose inteligjencë emocionale të paktë, që peshkon lajka dhe kërkon validitet e miratim nga tjerët kur vuan nga kompleksi i inferioritet ose vlerës së ulët dhe përul veten para të tjerëve.

Në Çikago, në aeroportin e njohur O'Hare, dikur i kapën në video ithtarët e kultit “Hare Krishna” duke dhuruar libra e lule “falas” udhëtarëve kalimtarë të rastit, siç bëjnë edhe mjeshtërit misionarë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe “Dava-gandistët” e tjerë meslindorë që flakin falas fletushka e libra fetarë, që të joshin anëtarë, sepse dinakërisht si disa lypës të djallëzuar, e prisnin reagimin e tyre lëmoshtar, duke ua marrë të hollat me mirësi, mirëpo kalimtarët sapo largoheshin i gjuanin lulet ose librat e papritur në koshin e plehërave, ndërsa kultistët shkonin dhe i tërhiqnin pacipërisht që t'ua dhuronin kalimtarëve të tjerë të njëjtat lule ose libra, ndaj nxisin neveri kur disa dhurojnë libra e fletushka fetare që nuk i lexojnë vetë por enkas i përhapin për propagandë që të nënshtrojnë me dhuratën kalatrojane ose virusin e vëllazërim-izmit, (me nofkat “abi-llarë” dhe “bratsvo”).

Prandaj me të huajtë misionarë mercenarë gjithmone duhet pyetur vetja e dyshuar si parim i mirëkuptimit nga dyshimi (anglisht: “give them the benefit of a doubt”) sepse dyshimi nuk është paragjykim, por së paku barra e bindjes rëndon mbi supet e palës tjetër që t’i besohet, ndërsa njëkohësisht duhet të mbrohemi edhe nga vetëmashtrimi ynë, duke besuar veten, por edhe duke mbikqyrur vlerën e veprimtarisë.

Erdhen shkijet në shekullin e shtatë në Gadishullin Ilirik dhe u bënë pronarë në bujtinën tonë dhe as nuk pushojnë se ankuari e mashtruari që të rrëmbejnë sa më shumë.

Zgjim e zgjuarsi, nëse nuk e mbrojmë veten, atëherë dihet se përfitojnë të tjerët, na mjelin e vjelin anëtarësitë e pasuritë me dinakëritë e tyre, ndonëse mëkatare.

© Burim Bardhari