Mistika e moçme ose “mësimet e mugëta” të Shqipes së shenjtë - Nga Burim Bardhari
- Published in Bota Shqiptare
Shqipja e shenjtë zanafilloi lashtësisht dhe adhurimthi në përkim me arsyen e parimeve shkencore dhe gjykimin e shëndetshëm në mirëqenie me dritën e Mendjes Hyjnore ose Zotin si Krijuesin burimor të prejardhjes së gjithësisë, natyrës dhe jetës brenda saj.
Nëfillimthi ishte Fjala ose Zani (Zëri) dhe “zanafilloi” gjithësia nga Njëshi, Njëpika ose Njëgrimca atomike e ngjeshur në dendësi përfytyrimthi pafundësisht kur Bëzani Bumi në shpërthim, pohim që mbështetet edhe shkencërisht sepse Gjithësia mugulloi e mbiu para 14 miliardë vitesh nga Njëfara e ngjeshur ose Njëgrimca atomike (singularitet), ngjashëm si pema nga fara dhe vijimisht me urtësinë e njëjtë hyjnore nga protoni parësor bërthamor i Hidrogjenit u ndërtuan edhe 92 elementët e tjerë të natyrshëm ose Alfabeti Natyror brenda yjeve si dielli ynë, të cilët si furra hyjnore gatuajnë dhe pastaj shembjeshpërthimthi përhapin bekimin e lëndës së ngurtë dhe asaj gjallesore, prandaj edhe ne jemi yjorë (ose hyjnorë por jo Perëndia).
Rrjedhimisht, nga këndvështrimi shkencor parashqipja e lashtë urtësisht e cilësoi fjalën Hyjni nga vetë rrënja e fjalës “Ylli” (vjetër hylli) duke nisur nga zanafilla e shenjtë dhe si burim i krijimit ose ndërtimit të gjithësisë, përfshirë edhe njeriun. Anekdotalisht ose etimologjikisht, rastësisht ose fatmirësisht edhe fjala njeri mund lirshëm të zbërthehet si “një i ri”.
Poashtu nga këndvështrimi mitologjik, shqipja mjeshtërisht e përdor edhe fjalën “siemnake” Zot, qoftë me prejardhje etimologjike (sipas disa etimologëve) nga hyjniu mitologjik Zeus ose prapë nga fjala “Za(n-i)”, kuptimi përputhet me fjalën Hyjni. Nga parimi i Mosdukjes së Perëndisë si veti e Mëshirës Hyjnore që të mos humbasë kuptimin jeta dhe vullneti i lirë, paraardhësit tanë diellin e dukshëm dhe jetëmbështetës e adhuronin edhe si hyjni.
Përkitazi, edhe njeriu mashkull u pagëzua si “zot”, ndërsa femra si “zonja”, jo për mëkatim ose kundërshtim, por në përputhje me parimin hyjnor, më saktësisht e ngushtësisht me cilësitë ose atributet hyjnore. Duke ndjekur këtë vijë të gjykimit “hyjnor” përputhet edhe fjala “zotësi”, sepse shkathtësia e njeriut frymëzohet drejtpërdrejt nga Perëndia dhe me aftësitë e Zotit të përkushtohemi, e të ndiqet ajo që është hyjnore dhe e shenjtë, rendi dhe jo rrëmuja.
Çdo gjë e keqe buron nga “Mosarsimi” (padituria ose injoranca) sepse nuk ka njerëz të ligj, por ka vetëm njerëz të pavetëdijshëm edhe kur kryejnë vepra qëllimisht të pahijshme (Faljau o Zot se nuk dinë çfarë bëjnë) prandaj zgjuarsia e stërgjyshëve tanë nuk përfundon me aq, por ata e shtjelluan edhe arsimin e mendjes së lirë, çlirimin e shpirtit me zgjuarsi.
Krahasimisht, shqipja mbërthen më fortësisht kuptimësi me fjalën “zgjuarsi” se sa barasfjala angleze “wakefulness” (ose fjala tjetër angleze “awareness”) që nënkupton gjendjen e zgjimit nga gjumi ose përgjumja dhe të qenit i vetëdijshëm, por nuk e përçon fuqinë e fjalës “zgjuarsi” si mendjemprehtësi që poashtu buron nga rrënja “zgjim” (zgjuar nga gjumi).
Buda i lashtë arsimonjës gjithashtu shpalosi rëndësinë e njëjtë të “zgjuarsisë”. Arsimi ose ndriçimi i mendjes dhe çlirimi i vërtetë shpirtëror buron nga Drita diellore hyjnore. Shqipja “një-mëshimthi” bashkëdyzon kundërvlerat e mungesës së dritës ose errësirës dhe zbardhjen e ditës me dritën e diellit nëpërmjet fjalës “zgjuarsi”, nga errësira e gjumit në zbardhje me zgjim dhe deri në zgjuarsi. Fjala e huaj “iluminizëm” (ose anglisht “enlightenment”) thelbësisht nënvizon të njëjtën gjë si murgu “budi” (njeriu i zgjuar ose vetëdijësuar) sepse siç pohohet mistikisht por edhe shkencërisht, sapo agon drita e bardhë hapen sytë dhe si pajisje bioelektrike përçojnë dritën tek syri i tretë ose truri, që të zgjohet dhe të vihet në përdorim zgjuarsia mendore. Truri tajit hormonet e natës që njihen si seratonin kur vjen koha për gjumë dhe melatonin për zgjim, andaj “iluminizmi” ose arsimi fillon me ndriçimin e mendjes nga vetë drita (rrënja e fjalës “lux”, luks), ose për njeriun e verbër ndriçohet vetëm syri i mendjes sepse edhe ai zgjohet me ndihmën e orës biologjike.
Meditimi lindor që tregtohet e pramatohet në Perëndim si shpëtim risitar për kapitalizmin e pashpirt e të pangopur ka të bëjë kryekëput me njohjen ose praninë e Vetëdijes, sepse mendja e vetëdijshme është dhurata më e madhe hyjnore ose natyrore për njeriun që të njohë e mësojë, të arsimohet e pavarësohet dhe të vetëgëzohet që në shqip sërish tingëllon shumë e qëlluar, pasiqë njeriu duhet ta njohë veten (dije veten) dhe ta zbulojë lumturinë hyjnore që buron brenda vetes dhe nuk varet nga askush tjetër, përndryshe metafizikisht prishet parimi i Mëshirës Hyjnore nëse varemi nga dikush tjetër dhe si rrjedhojë njeriu i zgjuar e duron edhe padrejtësinë e burgut dhe nuk mposhtet, ndërsa njeriu i dobët vuan edhe në push e pendla të pallatit mbretëror.
Përfundimisht, veçoria kryesore e Shqipes së shenjtë që duhet kremtuar përjetësisht është edhe parimi ontologjik, sepse ajo që nuk është krijuar nga dikush tjetër është vetë krijuese dhe së këndejmi shqipja nuk u krijua si pasojë shkaku por vetë është shkaku dhe pasoja e mirëfilltë, qoftë vetëm për veten ose edhe për tjerët, përndryshe shqipja nuk do të radhitej si e veçantë në pemën e famshme të gjuhëve Indo-evropiane.
Si qershiza e ëmbëlsirës mund të theksohet edhe përbashkësia e njerëzimit ose bashkëbijësia kozmologjike (bijtë e prindërve të njëjtë) dhe mitologjike që përkon largësisht nga kultura e lashtë Afrikane e fisit Dogon pranë Egjiptit të shkuarsisë edhe me Shqipen e shenjtë. Shih shkëputur faqen e librit “Prejardhja kozmologjike e mitit dhe simbolit” nga autori amerikan Laird Scranton ku përfshihen fjalët e qëmoçme shqipe sidomos të dialektik geg, ku merimanga mitikisht përfaqëson gjithësinë nëpërmjet fjalës “nana” ose “dada” apo ‘ama’ (toskërisht “ëma”).
Me kaq vetëm është gërvishtur sipërfaqja e shumë fshehtësive të Shqipes së shenjtë.
©Burim Bardhari.