Bota Shqiptare

Shqipja vazhdon të tjetërsohet - Nga Zejadin Dedinca

Shumë fjalë shqipe sot kanë filluar të dalin nga përdorimi si pasojë e ndikimit të gjuhëve të huaja. Është shqetësuese sesi gjuha shqipe po tjetërsohet para syve tanë e ne si shoqëri nuk po ndërmarrim asgjë, vetëm po e pranojmë tjetërsimin e gjuhës së të parëve tanë në heshtje.

Sot në Shqipëri për fat të mirë nuk ka barnatore, ka vetëm farmaci. Në Gjirokastër nuk ka asnjë shenjë greke e në Vlorë shetitoret kanë emra shqip “Lungomare”. Në shqiptari nuk ka shenjë komunikacioni ‘‘ndalu’’ por ka shenjë ‘’STOP’’. 

Vallë a kanë rënë në letargji gjuhëtarët e akademikët tanë apo u janë mbyllur sytë nga lakmia e ‘‘lekut’’?

A është i mjaftueshëm për gjuhëtarët botimi i librave shkollorë, apo mbajtja e një Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare vetëm njëherë në vit? 

Po pjesa tjetër e vitit? Ku është gjuha jonë? Në gjuhën e mendjet e baballarëve e nënave tona, gjyshërve tanë, ku? Për këtë luftuan të parët tanë, dëshmorët, heronjtë, që gjuha jonë të mbetet vetëm një relikte e vjetër? 

Jo, jo! Ju lus të gjithëve si prindër, si shoqëri, si shtet, si komb, ngrijeni zërin ta ruajmë gjuhën tonë ashtu siç bëmë në të kaluarën!

Është gjëja më me vlerë që kemi!

Mos ta humbim vetëm për t’u ‘‘evropianizuar’’!

© Zejadin Dedinca - Montreal