Fotot e rralla nga Shqipëria e vitit 1921 në Muzeun Etnografik të Gjenevës - Nga Ilir Ikonomi

Ilir Ikonomi
Zvicerani Eugène Pittard dhe gruaja e tij Noëlle Roger bënë disa fotografi të rralla gjatë udhëtimit të tyre nëpër Shqipëri mes gushtit dhe tetorit 1921.
Pittard ishte një adhurues i Shqipërisë dhe i erdhi asaj në ndihmë në çaste mjaft të vështira - në Konferencën e Paqes në Paris dhe më vonë, kur Shqipëria do të pranohej në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, më 17 dhjetor 1920.
Në atë kohë ai ishte zëdhënës i Lidhjes.
Pittard ndihmoi edhe për organizimin e Kryqit të Kuq Shqiptar.
Gruaja e tij Noëlle Roger ishte gazetare dhe shkrimtare dhe e shoqëronte të shoqin gjatë udhëtimeve të tij antropologjike nëpër Ballkan.
Fotografitë janë të Muzeut Etnografik të Gjenevës.
Shënim i Redaksisë: Në Muzeun Etnografik të Gjenevës gjenden rreth 100,000 objekte dhe 300,000 libra e dokumente (ikonografike, fotografike, audiovizuale dhe incizime) nga pesë kontinentet, të ndarë në shtatë departamente (Afrikë, Amerikë, Azi, Evropë, Oqeani, etnomuzikologji dhe antropologji vizuale) dhe një bibliotekë të specializuar. I inauguruar më 25 shtator 1901, muzeu u themelua me iniciativën e profesor Eugène Pittard i cili gjithashtu krijoi një katedër të antropologjisë në Universitetin e Gjenevës.
1. Eugène Pittard dhe Noëlle Roger mes mikpritësve të tyre shqiptarë në Tiranë.
2. Tirana në vitin 1921. Fusha në fotografi është vendi ku pas 10 vjetësh do të ndërtohej qendra e kryeqytetit e projektuar nga arkitektët italianë, me sheshin dhe ministritë.
3. Kalaja e Petrelës.
4. Kalaja e Petrelës.
5. Pamje nga maja e Petrelës.
6. Rrapi shumëshekullor i Tiranës ose Rrapi i Tabakëve. Ekziston ende pranë Urës së Tabakëve por është tharë thuajse fare. Dikur ishte një monument madhështor dhe mbahej mend për degët e fuqishme që gati preknin tokën.
7. Xhamia e Sulejman Pashës, Tiranë. U dëmtua gjatë luftës dhe nuk u rindërtua më.
8. Noëlle Roger, djathtas, duke mbajtur shënime gjatë një ndalese në Petrelë.
9. Grumbullimi i vullnetarëve në Tiranë. Ata erdhën pas lajmeve se bandat serbe po mobilizoheshin në kufirin verior dhe pranë Lumës.
10. Leskoviku i djegur dhe i shkatërruar nga bandat greke në vitin 1914, pak kohë pasi ishin caktuar kufijtë e Shqipërisë dhe kur fuqitë e mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit. Në vitin 1921, pamja e qytetit të djegur nuk kishte ndryshuar.
11. Leskoviku i djegur.
12. Lagjja myslimane e Leskovikut. Shihen shtëpitë e pasura të bejlerëve të djegura e të shkatërruara.
13. Himara.
14. Valltarë të Himarës.
15. Hyrja e Kalasë së Beratit.
16. Porta e Kalasë, Berat.
17. Gurë themeli pranë portës së Kalasë, Berat.
18. Kisha bizantine e Shën Triadhës në Kalanë e Beratit.
19. Një udhëtim në Malin e Tomorrit.
20. Në Tomorr.
21. Kalaja e Skënderbeut, Lezhë.
22. Shtëpia ku u mblodh Kongresi i Lushnjes në janar 1920. Pas një viti e gjysmë shtëpia duket mjaft e dëmtuar.
23. Vullnetarë nga Kastrati në Tiranë.
24. Vullnetarë nga Berati në Tiranë.
25. Pallati i shkatërruar i Princ Vidit, Durrës.
26. Durrës.
27. Kulla veneciane e Durrësit nga një kënd i veçantë.
28. Lugina e Erzenit.
©Ilir Ikonomi