Ekonomi

Efektet e Pandemisë COVID-19 në ekonomi - Nga Ermir Dardha

  • Published in Ekonomi

Shumë ekuilibra jetësorë ka prishur Pandemia. Ashtu si çdo fushë tjetër edhe Ekonomia është prekur nga Covid-19. Në vijim do të mund të lexoni disa nga faktorët ekonomikë kryesorë të prekur, dhe çfarë duhet të bëjmë ndryshe që kjo periudhë të kalohet sa më lehtë.

Efekti i parë është rritja e kostos operative, e cila do të thotë më shumë shpenzime për bizneset apo institucionet për të ofruar të njëjtin shërbim apo produkt ndaj klientëve. Këto janë shpenzimet që kryen për dizinfektime, solucione duarsh, maska, përshtatjen e infrastruktures brenda biznesit për ruajtjen e distancës sociale etj.

Efekti i dytë është ndikimi më rritjen e kohës për trajtimin e një klienti. Në fjalë të tjera pas çdo vizite të një klienti ka një kohë të ndërmjetme e cila i dedikohet trajtimit me solucionet dizinfektues, kohë kjo që nevojitet për të pregatitur ambjentet e bizneseve për klientin e radhës.

Efekti i tretë është rritja e borxhit. Si tek individet dhe tek bizneset kostot rriten gjatë periudhës së pandemisë. Ndërkohë që të ardhurat nga ana tjetër ulen. Zgjidhja e përkohshme është përballimi i situatës duke rritur borxhin. Rrota e ciklit të transaksioneve ngadalësohet dhe të gjithë janë të humbur si individi si biznesi, konsumatori, shteti, tregjet etj. Më pak njerëz në punë dhe më pak produkte dhe shërbime të ofruara nga bizneset ekonomia shkon në recension. Për rrjedhojë kemi ulje të konsumit global.

Cilat janë zgjidhjet e propozuara për minimizimin e këtyre efekteve? Zgjidhja është adaptimi i të gjithë aktorëve ekonomik në situata pandemie. Ulja e kostos operative duke përdorur forma alternative të shërbimeve në distance, apo përshtatja e bizneseve për ofrimin e shërbimeve nëpermjet internetit dhe shitjeve telefonike nëse është e mundur, apo shërbimi nga dritarja. Edukimi i klientelës me një stil të ri konsumi duke rritur shërbimet dhe produktet nëpërmjet shërbimeve postare etj.

Roli i institucioneve shtetërore është në përshtatjen e infrastrukturës ekonomike, në mënyrë që proçesi kombëtar, apo ndërkombëtar i shkëmbimit të parasë në shërbime dhe produkte të mos të vdesë e për rrjedhojë ekonomia të rikuperojë. Investimi në metodat e pagesave të sigurta nëpërmjet internetit. Si dhe mundësia e zhvillimit ekonomik të jetë më produktiv dhe prodhues. Që si rrjedhojë numri i vëndeve te ofruara të punës të jetë sa më i lartë në këtë periudhë pandemie. Sidoqoftë në kohë pandemie i pari vjen shëndeti, sepse ekonomia mund të kalojë vështirësi, por mundet të rregullohet.

©Ermira Dardha - Montréal