Fëmijët e Diasporës – Leari, djaloshi që ëndërron të bëhet aktor filmash
Në këtë periudhë kur i madh e i vogël ndodhen mbyllur në shtëpi duke pritur ditë më të mira të vijnë, FlasShqip mendoi të angazhojë në portal edhe fëmijët e diasporës shqiptaro-kanadeze. Po shohim ditë pas dite kush janë ata dhe çfarë mendojnë. U kemi drejtuar pyetje të shkurtra e tek-tuk ndonjë pak më të ndërlikuar. Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët për seriozitetin dhe çiltërsinë.
Pyetje 1: Kush je ti?
Unë jam Lear Xharra.
Pyetje 2: Ku ke lindur?
Kam lindur në Montréal.
Pyetje 3: Në ç’klasë je?
Jam në klasën e peste.
Pyetje 4: Ku jeton?
Jetoj në Montréal.
Pyetje 5: Cili është hobi yt?
Hobi im eshte basketbolli dhe Fortnite.
Pyetje 6: Po lënda e preferuar në shkollë?
Lënda ime e preferuar është matematika.
Pyetje 7: Cilat janë fjalët më të pëlqyera për ty në gjuhën shqipe?
Fjalët më të pëlqyera në gjuhën shqipe janë kuq e zi.
Pyetje 8: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në frengjisht?
Fjala që përdor më shpesh në frengjisht është “merci”.
Pyetje 9: Identifiko dot një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh më shumë shqiptar?
I sjellshëm, sepse shqiptarët janë të sjellshëm.
Pyetje 10: Ç’lloj punësh shtëpie bën për të ndihmuar prindërit?
Shtroj tavolinën dhe ndihmoj për të hedhur plehrat.
Pyetje 11: A shpërblehesh për këto punë?
Më lejojnë të luaj pak më shumë online.
Pyetje 12: Ka ndonjë gjë që nuk të pëlqen te shqiptarët?
Nuk më bie ndërmend ndonjë gjë.
Pyetje 13: Na thuaj një të drejtë që të shkelet?
Qesh… Do të kisha dashur të luaja më shumë online.
Pyetje 14: Kujt i ankohesh për këtë?
Flas me vëllain tim të vogël.
Pyetje 15: Sa libra ke lexuar në shqip?
Për momentin jam duke mësuar të lexoj shqip.
Pyetje 16: Si e kaloje kohën e lirë para Coronavirus?
Luaja jashtë me kushërinjtë dhe shokët. Bënim aktivitete të ndryshme me familjen.
Pyetje 17: Po tani çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?
Detyrat e shkollës, lojë online, flas me kushërinjtë në Kosovë.
Pyetje 18: Cila është frika jote më e madhe?
Kam frikë që Coronavirusi do të vazhdojë edhe shumë kohë.
Pyetje 19: Po ëndrra jote më e madhe?
Të bëhem aktor filmash komedi.
Pyetje 20: Sa fëmijë duhet të ketë një familje?
3, një motër dhe dy vëllezer.
Pyetje 21: Më shpjegon dot me 2-3 fjalë ç’do të thotë të jesh fëmijë?
Argëtim, të jesh i rrethuar me dashuri dhe detyra shkollore.
Pyetje 22: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë “Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë!
Sepse sa je i vogël, dëshiron të rritesh dhe kur rritesh, ke mall për rininë.
Pyetje 23: Çfarë këshille do t’u jepni të rriturve në këtë kohë?
Të mbrohen, të rrinë në shtëpi dhe të përfitojnë nga jeta me familjen.
Shënim:
Të dashur prindër e fëmijë, nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!