Fëmijë diaspore

Fëmijët e Diasporës: Njihuni me Frenkin!

Prej dy vitesh, kryeredaktorja e FlasShqip, Jeta Dedja ka ftuar fëmijët dhe të rinjtë e diasporës shqiptaro-kanadeze, t’i përgjigjen pyetësorit "Fëmijët e Diasporës", një format cikël standard me 30 pyetje. Qëllimi është angazhimi pak nga pak i fëmijëve shqiptarë në një media komunitare për t’u njohur me njëri-tjetrin. Ju ftojmë të njiheni sot me Frenki Ballën, nxënëse në vitin e katërt në kolegjin “Durocher”, Saint Lambert (Québec).

Pyetje 1:  Ma prezanto pak veten; kush je ti, ku ke lindur, ku banon dhe në ç’klasë je?

Frenki, lindur në Tiranë, jetoj në Brossard dhe jam në vitin e katërt, shkolla e mesme.

Pyetje 2: Ç’vend zë origjina e prejardhjes tënde kur prezantohesh me dikë për herë të parë?

Vendin e dytë. Jetoj në Brossard, kam lindur në Tiranë.

Pyetje 3: Sa kohë harxhon për t’u bërë gati për në shkollë?

10 minuta.

Pyetje 4: Çfarë të përbashkëtash dhe diferencash ke me shoqen/shokun e ngushtë ?

Theksi i gjuhëve anglisht dhe frëngjisht është ndryshe dhe të përbashkët kemi thashethemet për çdo gjë që na rrethon.

Pyetje 5: Cili është hobi yt dhe lënda e preferuar në shkollë?

Vizatim, lexim, muzika janë hobi. Historia është lënda e preferuar.

Pyetje 6: Më përshkruaj pak mësuesit e shkollës tënde, si komunikojnë me nxënësit, si vishen, çfarë dënimesh japin, etj.

Bëjnë punën e tyre dhe më pëlqejnë. Janë të sjellshëm dhe përpiqen të ndihmojnë. Vishen modest. Për dënim thonë që do e çojnë studentin në "carrefour" të rrinë atje por nuk e di tamam se nuk kam qenë asnjëherë.

Pyetje 7: Ma përshkruaj veten pas 10 apo 20 vjetësh, në aspekte të ndryshme të jetës.

Një punë që më pëlqen dhe të jetoj në një qytet të vogël por me shumë aktivitete, i ngjashëm me Brossard por jo detyrimisht këtu.

Pyetje 8: Cilën fjalë apo shprehje përdor më shpesh në anglisht/frengjisht?

Bro …BRUH

Pyetje 9: Cila është fjala ose shprehja më e pëlqyer në gjuhën shqipe?

Lule.

Pyetje 10: Ç’lloj punësh shtëpie bën?

Lavatriçe dhe tharëse. Fshesën me korent kur më thotë mami.

Pyetje 11: A kërkon të shpërblehesh për këto punë? Pse?

Po, sepse pse jo. Të kursej para që të blej libra.

Pyetje 12: Më thuaj një tipar që nuk të pëlqen te shqiptarët dhe një tjetër që të pëlqen.

Flasin shumë shpejt. Nuk e kuptoj çfarë thonë. Por janë shumë të sjellshëm njerëzit e rinj që takoj.

Pyetje 13: Çfarë të ka mbetur në mendje nga Shqipëria?

Qeni i gjyshit.

Pyetje 14: Më thuaj një të drejtë që duhet ta kesh sipas teje, por që të shkelet.

Të shaj.

Pyetje 15: Kujt do t’i ankoheshe nëse do kishe ndonjë problem?

Mamit dhe babit.

Pyetje 16: Më thuaj një libër për fëmijë në shqip që ndodhet në bibliotekën tënde?

Hirushja.

Pyetje 17: Si e kalon kohën e lirë?

Vizatoj ose përdor telefonin.

Pyetje 18: Cili është ushqimi yt i preferuar?

Patatet, sushi, çdo gjë me oriz.

Pyetje 19: Cila është frika jote më e madhe?

Nuk më vjen në mendje asgjë.

Pyetje 20:  Cila është ëndrra jote më e madhe?

Nuk kam një ëndërr të madhe në vetvete.

Pyetje 21: Çfarë të mbush me gëzim?

Muzika.

Pyetje 22: Cila është ngjarja më e bukur që të ka mbetur në mendje?

Sa herë takohem me kushërinjtë e mi.

Pyetje 23: Pse shumica e të rriturve duan të kenë fëmijë?

Sepse ata mendojnë se është pjesë e rëndësishme kur je i rrirur që të kesh fëmijë.

Pyetje 24: Më shoqëro me fjalën e parë që të vjen në mendje fjalët:

Familje - prindërit

Sport - jo

Kanada - shtet

Politikë - no

Shkollë - shoqëri

Internet - wifi

Libër - po

Rrugë - asfalt

Shtëpi - krevat

Shqipëri- një shtet tjetër

Pyetje 25: Më identifiko një nga tiparet e personalitetit tënd që të bën të ndihesh shqiptare?

Asnjë.

Pyetje 26: Pse disa të rritur kanë mall për fëmijërinë dhe thonë "Ah sikur të isha edhe një herë në atë moshë"!

Se nuk kanë arritur të bëjnë gjërat që donin ndoshta.

Pyetje 27: Çfarë i streson më shumë të rriturit?

Nuk e di!

Pyetje 28:  Çfarë i mërzit më shumë fëmijët?

Kur prindërit nuk i kuptojnë.

Pyetje 29: Çfarë këshille do t’u jepje të rriturve dhe fëmijëve që po të lexojnë?

Jetoni jetën mirë.

Pyetje 30: Nëse do të të kërkohej të shkruaje apo flisje për një problem, cili do të ishte?

Ndryshimi i klimës.  

Shënim:

Falenderojmë prindërit për bashkëpunimin dhe fëmijët e të rinjtë shqiptarë për angazhimin dhe çiltërsinë. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në rubrikën “Fëmijët e Diasporës”, lutemi na kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose në faqen tonë në Facebook. Intervistat e fëmijëve do të jenë një kujtim i bukur për ta kur të rriten. Faleminderit!

©Flasshqip.ca