Kanada

Kanadaja përshkallëzon masat ndaj COVID-19

Kanadaja ndalon hyrjen e të gjithë atyre që nuk janë rezidentë permanentë ose shtetas kanadezë, si një nga masat parandaluese të përhapjes së COVID-19. Përjashtohen rastet e diplomatëve, shtetasve amerikanë, ekuipazheve dhe familjarëve të ngushtë të qytetarëve. Kështu deklaroi sot në mesditë kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau në një konferencë për shtyp para shtëpisë së tij, menjëherë pas një telekonference me vendet e G7-tës.

"Gjithashtu, do të ndalohet të ngjitet në bord për të fluturuar drejt Kanadasë, çdo person që do të identifikohet me simptoma të virusit. Për t’i ndihmuar këtë qytetarë të kthehen shëndoshë në shtëpi, qeveria do të ofrojë ndihmë përmes një ekipi të posaçëm si edhe kompensime financiare"-u shpreh Trudeau. Operatorëve të kompanive të fluturimit do t’u kërkohet të kryejnë vlerësimin e shëndetit të çdo pasagjeri, bazuar në udhëzimin e Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë.

Duke filluar nga sot, të gjithë udhëtarët që do hyjnë në Kanada, pavarësisht origjinës së tyre, do t’u kërkohet të raportojnë nëse kanë kollë, vështirësi frymëmarrjeje apo temperaturë. Atyre do t’u kërkohet të vetë-izolohen për 14 ditë nëse kanë qenë jashtë Kanadasë. Nëse oficeri i shërbimit dyshon për gjendjen e tyre, pavarësisht përgjigjeve të udhëtarëve, ata do të referohen në autoritetet e shëndetit publik për masa të mëtejshme. 

Fluturimet ndërkombëtare do të devijohen të ulen vetëm në aeroportet e Montrealit, Torontos, Kalgarit and Vankuverit, në mënyrë që të rritet kontrolli.

Kryeministri Trudeau u bëri thirrje kanadezëve nëpër botë të kthehen në shtëpi. Ndërkohë, Trudeau u shprehu mirënjohje punonjësve të frontit të parë që janë në krye të detyrës. Gjithashtu, ai i bëri thirrje shpirtit bashkëpunues të kanadezëve të mbështesin njëri-tjetrin nëse kanë nevojë për furnizime ushqimesh apo diçka tjetër jetike. Kryeministri siguroi që kompanitë tregëtare nuk do të stopojnë punën por do të jenë në shërbim të nevojave të qytetarëve. Qeveria është e përgatitur t’i mbajë qytetarët kanadeze të sigurtë dhe e aftë t’u përmbushë nevojat bazë për vazhdimësinë e jetës.

Referenca: CBC.ca