Kanada

Kanada - Kryeministri Justin Trudeau uron Presidentin Joe Biden

  • Published in Kanada

"Në emër të Qeverisë së Kanadasë, unë përgëzoj Joe Biden dhe Kamala Harris për zgjedhjen e tyre si Presidenti i ardhshëm dhe Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës," deklaroi lideri Liberal në një komunikatë zyrtare.

Ndërkohë, në rrjetin social Twitter ai është shprehur që “dy vendet tona janë miq të ngushtë, partnerë dhe aleatë. Ne kemi një marrëdhënie unike në skenën ndërkombëtare. Unë pres që të vazhdojmë punën tonë në këtë drejtim me ju.”

Ne Twitter ka deklaruar urimet e tij edhe kryeministri i Québec François Legault duke shkruar “unë e përgëzoj Joe Biden për fushatën e tij dhe fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Unë jam i vendosur të punoj me administratën e re për të rritur marrëdhëniet tona dhe për t'u bërë Bateria e Gjelbër e Amerikës Verilindore”

©Flasshqip.ca