Kanada

Kanada - Deputetët federalë unanimisht ftojnë Joe Biden të vizitojë Dhomën e Komunave

  • Published in Kanada

Ottawa - A do të rikthehet tradita? Pas mungesës së një vizite zyrtare nga Presidenti i SHBA Donald Trump në kryeqytetin kanadez, deputetët federalë shpresojnë që Joe Biden, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në vendin fqinj jugor, do të bëjë së shpejti një vizitë në Ottawa. Një ftesë iu nis sot atij zyrtarisht.

Pas shqyrtimit të një mocioni që u miratua sot unanimisht, përfaqësuesit e popullit kanadez e ftuan Presidentin e ardhshëm dhe Zëvendëspresidenten e ardhshme, Kamala Harris, për një vizitë zyrtare në Kanada. Z. Biden gjithashtu mori ftesë për të mbajtur një fjalim para deputeteve në Dhomën e Komunave.

Kanadaja ishte ndër vendet e para që mirëpriti zgjedhjen e Joe Biden dhe Kamala Harris, pak më shumë se një javë më parë, pas njoftimit të fitores të dyshes Demokrate. Kryeministri Justin Trudeau pasi e uroi në rrjetet sociale, foli gjithashtu drejtpërdrejt me Presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Shumë presidentë amerikanë kanë udhëtuar drejt Kanadasë për vizitën e tyre të parë zyrtare, pasi kanë marrë detyrën. Në veçanti, duhen përmendur Ronald Reagan, George H. W. Bush dhe Barack Obama të cilët realizuan një vizitë të tillë pak kohë pasi u betuan, madje vizita e presidentit Obama në Ottawa kujtohet për efektin që shkaktoi duke u cilësuar “Obamania”.

Burimi: Radio Canada 

https://ici.radio-canada.ca/nouvelle/1750033/ottawa-communes-joe-biden-invitation-etats-unis-elections