Kanada

Kanadaja i dha sot lamtumirën Walter Gretzkit - Nga Plarent Islami

 Plarent Islami - Burlington ON

Duke ndjekur meshën e funeralit dhe lajmet, e ndjeva të nevojshme të përmend disa shprehje që më mbetën në kujtesë sot për Walter Gretzki, i njohur më shumë si babai i yllit të hokejit mbi akull në Kanada, Wayne Gretzki.

-Walter Gretzki ishte njësoj krenar për të katër fëmijët e tjerë aq sa ishte për “The Great Wayne”

-Me tepër sesa si babai i Wayne Gretzkit, Walter Gretzki e fitoi reputacionin e tij nga lidhjet e tij me qindra fëmijë që trainoi dhe prinderit e tyre, nga lidhjet e tij me komunitetin në Brantford, me kontributin e tij në dhjetra shoqata bamirëse, me dashurinë dhe vëmendjen ndaj të gjithë njerëzve që takoi në jetë.

-Walter Gretzki gjeti kohë të takonte të gjithë që donin ta takonin saqë në një moment të caktuar ishte më e lehtë të siguroje një takim me kryeministrin sesa të të vinte rradha të haje drekë me Walter Gretzkin

-Walter Gretzki gjeti kohë të shkonte të pastronte oborin e kishës në Brantford para së të nisej për në Edmonton të festonte kupën Stanley që Oilers me në krye të birin Wayne fituan në NHL.

-Walter Gretzki ishte 100% i vërtetë (genuine).

-Një shaka thotë se vështirë të jesh kanadez po të mos kesh takuar të paktën një herë Walter Gretzkin.

Walter Gretzki u përcoll me të gjitha nderimet që meritoi, por më e rëndesishmja është ajo që la pas: Njeriu bëhet i madh më shumë nga dashuria, kujdesi dhe vëmendja ndaj të tjerëve, sesa nga arritjet profesionale të tij apo familjes.

Sa vështirë është të ndjekim shembullin e tij? Çfarë kushton të duash njerzit, të respektosh ata e tu kushtosh vëmendje dhe kohë? Sa vështirë është të ndihmosh më shumë me kohën tënde se sa me para?

“Bota do ishte më e mirē sikur të kishte shumë si babai im” (Wayne Gretzki, 6 Mars 2021).