Kanada

Qeveria Trudeau investon 200 milionë dollarë për prodhimin e vaksinave në Kanada

  • Published in Kanada

Qeveria Liberale e Kryeministrit Trudeau po synon aktualisht të rrisë kapacitetet e Kanadasë për të prodhuar vaksina dhe produkte terapeutike. Për këtë qëllim është vendosur investimi i 200 milionë dollarëve në mbështetje të kompanisë Biotechnologies Resilience për modernizimin dhe zgjerimin e objekteve të saj në Mississauga, Ontario.

Investimi do jetë pjesë e një projekti që në total arrin shifrën 400 milionë dollarë dhe pas përfundimit të tij, kompania në fjalë parashikohet të ketë kapacitet prodhimi nga 112 deri në 640 milionë doza, mes të cilave edhe Moderna e Pfizer.

Lajmin e ka bërë publik dje vetë Kryeministri Trudeau gjatë një konference për mediat. Sipas Kryeministrit, në këmbim të këtij investimi, Resilience Biotechnologies është zotuar që gjatë një periudhe 25 vjeçare të garantojë 500 vende pune të mirëpaguara dhe me kohë të plotë në Mississauga.

©Flasshqip.ca