Kanada

Kartolina e vitit 1971 nga Kanadaja që nuk mbërriti kurrë në Tepelenë

  • Published in Kanada

Kastriot Dervishi

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani i njohur Kastriot Dervishi ka ofruar sot një kuriozitet tjetër. Ai ka publikuar në rrjetin social Facebook foton e një kartoline urimi nga Kanadaja të postuar në 22 Dhjetor të vitit 1971 dhe me destinacion Shqipërinë.

Zyber Xhaferi nga Vancouver i provincës British Columbia, i uronte vitin e ri 1972, Vesel Dervishit në Tepelenë. “Mirëpo dyshohej se pas këtyre fjalëve fshiheshin “kode” agjenturore dhe kartolina nuk shkoi ku duhej. Ishin ndarë njerëzit për së gjalli!” - shkruhet në postimin e Z. Dervishi.

Para viteve 1990, në Kanada ka jetuar një komunitet i vogël shqiptar, i përbërë kryesisht nga kundërshtarë të regjimit gjakatar komunist.

©Flasshqip.ca