Kanada

Medalja e parë për Kanadanë në Olimpiadën e Tokios

  • Published in Kanada

Kanadaja ka arritur të sigurojë mbrëmë (E diel 24 Korrik) medaljen e parë në Lojërat Olimpike të Tokios. Kjo falë vendit të dytë që siguroi ekipi i femrave në stafetën 4x100 stil i lirë në not duke fituar kësisoj dhe medaljen e argjendtë.

Kayla Sanchez, Margaret MacNeil, Rebecca Smith dhe Penny Oleksiak realizuan sëbashku një performancë të mirë duke mbyllur finalen pas Australisë, por me disa të qindta të sekondës përpara Shteteve të Bashkuara (Kanada 3: 32.78 ndërsa SHBA 3: 32.81). Ekipi Australian kreu një përformancë të shkëlqyer me kohën 3:29 69/100 duke realizuar dhe një rekord të ri botëror.

Penny Oleksiak

Merita kryesore për fitoren e medaljes kanadeze i shkon notares Penny Oleksiak, e cila realizoi dhe kohën më të mirë 52.26. 21-vjeçarja Oleksiak shton një medalje të pestë olimpike në listën e saj, pas katër medaljeve të fituara në Rio në vitin 2016. Ajo ka barazuar kësisoj rekordin kanadez në lojërat olimpike verore, të bashkëmbajtur nga vozitësja Lesley Thompson-Willie dhe vrapuesi Phil Edwards.

©Flasshqip.ca me informacione nga Radio-Canada