Kanada

Tokio - Kanadaja fiton medaljen e dytë të artë, kësaj radhe në peshëngritje

  • Published in Kanada

Pas notares Margaret MacNeil, që mori medaljen e artë në garën 100 m stil flutur, ka qenë atletja 28-vjeçare në displinën e pëshëngitjes për femra, Maude Charron, me origjinë nga Rimouski i Québec, që i ka dhuruar dje Kanadasë medaljen e dyte të artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio të Japonisë.

Ajo triumfoi në kategorinë nën 64 kg në dygarësh dhë bëhet kësisoj e dyta me medalje të artë në pëshëngritje në historinë e olimpizmit kanadez, pas Christine Girard.

Në provën e tretë Charron arriti të ngrejë 131 kg në stilin e shtytjes. Ky rezultat, i kombinuar me 105 kg në stilin e shkëputjes, i dha asaj vendin e parë me një total prej 236 kg. Ne vend të dytë u rendit italiania Giorgia Bordignon me 232 kg dhe në vend të tretë atletja nga Taivani Chen Wen-Huei me 230 kg.

©Flasshqip.ca

Foto: Vincenzo Pinto Agence France-Presse