Kanada

Mbërrin në Romë delegacioni i popujve autoktonë të Kanadasë që do takojë Papën

  • Published in Kanada

Delegacioni i popujve autoktonë të Kanadasë që do të takojë Papa Françeskun ka mbërritur sot (27.03) në Romë. Takimi ishte planifikuar fillimisht në dhjetor të vitit të kaluar, por u shty për shkak të pandemisë

Delegacioni i Asamblesë së Kombeve Autoktonë kryesohet nga Gerald Antoine bashkë me të cilin atje ka shkuar edhe ish-drejtuesi i kësaj asambleje, Phil Fontaine. 32 anëtarët e delegacionit pa dyshim kanë pritshmëri të ndryshme për takimin e planifikuar me kreun e Kishës Katolike. Megjithatë, për të gjithë është një moment historik, ka deklaruar Antoine, sipas të cilit mundësia për të folur me miqtë, familjet, të rinjtë dhe viktimat e mbijetuara brenda në avionin që i çoi nga Montreali në Romë, kontribuoi në krijimin e një ndjenje uniteti.

Delegatët Metisë do të jenë të parët që do të takohen me Papa Françeskun nesër në mëngjes (28.03). Më pas radhën do takenë delegatët Inuitë dhe të dy audiencat janë parashikuar të zgjasin një orë. Ndërkohë përfaqësuesit e First Nations do ta kenë takimin të enjten. Do të zhvillohet gjithashtu edhe një takim i të tre grupeve sëbashku me Papën, takim që Vatikani mund të transmetojë drejtpërdrejt në faqen e tij të internetit.

Delegacioni në total përbëhet nga rreth 170 vetë, mes të cilëve, përveç përfaqësuesve zyrtarë, ndodhen edhe familjarë të tyre, stafi mbështetës nga Asambleja e Kombeve Autoktonë, Këshilli Kombëtar Métis dhe Inuit Tapiriit Kanatam, si dhe një grup peshkopësh të Konferencës Kanadeze të Peshkopëve Katolikë, përfshirë presidentin, Raymond Poisson.

Delegatët nga Kanadaja do të vizitojnë Muzetë e Vatikanit për të parë koleksionet e artit indigjen si dhe vendlindjen e Shën Françeskut të Asizit.

Tema e takimit me kreun e Kishës Katolike, Papa Françeskun është: Popujt Indigjenë dhe Kisha - Ecim së bashku për Shërim dhe Pajtim.

*Në foton kryesore Phil Fontaine në Vatikan.

©Flasshqip.ca me informacion nga Radio-Canada

Foto: Associated Press/Gregorio Borgia; Reuters/Guglielmo Mangiapane