Kanada

Dua Lipa në Kanada - Koncerte në Montréal dhe Toronto

Media të ndryshme kanadeze kanë raportuar prezencën e këngëtares me famë boterore Dua Lipa në Kanada me spektaklin e saj Future Nostalgia Tour, që ishte parashikuar të zhvillohej në muajin shkurt, por u shty për shkak të valës së gjashtë të pandemisë dhe rregullave që kufizonin eventet në sallat e mëdha.  Ajo performoi mbrëmë (27.07) në Scotiabank Arena të Torontos. Ky ishte koncerti i dytë i British Pop Star me origjinë shqiptare, pas të parit që u zhvillua në Montréal, me bileta sold-out në Bell Center, të hënën më 25 korrik.

Pavarësisht rëndësisë se jashtëzakonshme që ka siguria në një event ku mblidhen shumë spektatorë, është për të ardhur keq që në raportimet e CBC/Radio-Canada apo disa mediave të tjera anglofone në Ontario, nuk shkruhej asnjë rresht për performancën e mbrëmshme të këngëtares 26 vjeçare, por theksi në tituj dhe raportim vihej mbi një incident për të cilin policia eshtë duke hetuar. Në fund të koncertit të mbrëmshëm janë hedhur disa fishekzjarre nga disa fansa, si rezultat i të cilave ka patur tre persona të lënduar lehtë, por asnjë dëmtim tjetër. Policia e Torontos nuk ka dhënë më shumë informacion për të dyshuarit, pasi hetuesit po shyrtojnë pamjet e filmimeve nga salla.

Sipas Montreal Blog, ylli britanik i Popit e kaloi ditën e hënë paradite duke shëtitur nëpër Montreal me vëllain e saj 16 vjeçar Gjinin. Ajo postoi gjithashtu një seri fotosh në Instagram. “Për ata që nuk e panë dot koncertin e datës 25, mbetet gjithmonë e diela 31 korrik, sërish në Montréal, në Festivalin Osheaga, ku Dua Lipa me siguri do t'ju lërë pa mend”.

©Flashqip.ca

Fotot: Getty Images; Profili Instagram Dua Lipa