Kanada

Dua Lipa ndez Festivalin Osheaga në Montréal - Nga Ermir Dardha

Ermir Dardha - Montréal

Festivali Osheaga është një festivali disaditor, më i madhi në zhanrin e e tij të artit dhe muzikës në Kanada.  Ngjarja mbahet çdo vit prej 2006 në Parc Jean-Drapeau, një vend unik që është i përshtatshëm për argëtim në natyrë. Këtë vit festivali Osheaga festoi 15 vjetorin e tij. Rreth 120 mijë artdashës dhe turistë ndoqën në tre ditë kengët e 100 artistëve të ndryshëm në disa skena të ngritura në natyrë.

Osheaga sivjet u zhvillua në datat 29-30 dhe 31 Korrik, me shumë koncerte dhe skena e emocione ku shumë artistë të njohur gjerësisht dhe artistë të rinj ofruan një përvojë të mrekullueshme muzikore. Ndërmjet shumë këngetareve me famë botërore gjatë tre ditêve ishin Kygo, Foo Fighters, The Kid Laroi, Burna Boy, Porter Robinson Machine Gun Kelly si dhe në fund në natën e tretë dhe të fundit, qershia mbi torte, ylli britanik i Pop me origjinë shqiptare, këngëtarja Dua Lipa. 

Vizitorët e festivalit kërcyen dhe ndanë një kohë të paharrueshme ndërsa u emocionuan me muzikën e grupeve dhe këngëtarëve të tyre të preferuar, në një mjedis energjik, të veçantë, të dekoruar nga shumë vepra arti pamor si dhe me pamje nga lumi Saint Laurent ku dritat e godinave të larta që reflektonin në ujë dukej sikur valëzonin dhe ndiqnin tingujt e muzikës.

Një gamë e gjerë aktivitetesh iu ofrua vizitorëve gjatë gjithë eventit.  Ekzistonte gjithashtu një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh në dispozicion për të qetësuar edhe orekset më të pangopura ose për të ofruar disa zbulime të shijshme të kuzhinës. Megjithëse mosha mesatare e pjesës më të madhe ishte 18 deri 22 vjeç disi me larg platformës gjeje edhe grupe shoqërish në të 30-tat, 40-tat apo edhe 50-tat.

Nuk duhet të harrojmë se ky është festivali i parë i madh me më tepër pjesmarës në nga provinca e Québec që nga fillimi i Pandemisë, rreth 65%, ndërsa pjesa tjetër turistë nga provincat e tjera të Kanadasë apo nga shtete të ndryshme të Amerikës. Pandemia nuk i pengoi artdashësit të kërcejnë dhe festojnë së bashku.

Dua Lipa performoi në skenë si artistja më e mirë për nga rëndësia dhe më e dashur për publikun. Ajo këndoi me dhjetra këngë duke filluar nga ajo më e reja e titulluar “Potion” dhe ato më të njohura si bashkëpunimi me Elton John “Cold Heart”, “New Rules”, “Love me Again” etj. Dua e shoqëruar nga një grup të talentuar balerinësh jo vetem që këndoi direkt dhe kërceu, por bëri që dhe gjithë rinia ta shoqërojë në këngë në kor duke njohur tekstet e saj, aq sa nuk kuptohej më ku fillonte e mbaronte skena apo publiku, së bashku ato u shkrinë në një.

Dua në mbyllje falenderoi pjesëmarrësit në festivalin e Osheaga-s dhe i komplimentoi të rinjtë që dukej që nuk donin të largoheshin. Dua doli edhe një herë dhe këndoi “Duamë përsëri”, “Love me Again”. Montréal-i nuk donte të flinte. Ishte më i bukur dhe më i zgjuar se asnjëherë këtë natë.

©Ermir Dardha