Emigracion

Ke ardhur në Kanada për vizitë dhe dëshiron të punosh? Ja zgjidhja…

Foto interneti e përpunuar nga Flasshqip

Sipas një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e qeverisë kanadaze, shtetasit e huaj që janë në Kanada si vizitorë dhe që marrin një ofertë pune mund të aplikojnë dhe ta marrin lejen e punës pa patur nevojë të largohen nga vendi. Ndërsa vizitorët të cilët kanë pasur një leje pune brenda 12 muajve të fundit lejohen të kërkojnë autorizim të përkohshëm pune për të filluar më shpejt  për punëdhënësin e tyre të ri.

Kjo politikë e aplikuar gjatë periudhës së COVID është zgjatur në afat me 2 vjet të tjera, deri më 28 shkurt 2025.  

Përpara këtij ndryshimi, ata që aplikonin për të punuar në Kanada zakonisht do duhej të siguronin kontratën e punës në fillim e pastaj të vinin në Kanada. Nëse gjatë kohës së miratimi të lejes së punës kërkuesit e lejes ndodheshin në Kanada me statusin e vizitorit, sipas rregullave të mëparshme ata do duhej të largoheshin nga Kanadaja që t’iu jepej leja e punës. Ndërsa me politikën e re që zgjat deri në 28 Shkurt 2025, largimi nga Kanadaja nuk është i nevojshëm.

Për t'u kualifikuar një aplikant duhet:

  • Të ketë vizë të vlefshme në ditën kur aplikon
  • Të ketë një ofertë pune që mbështetet nga “labour market impact assessment” (LMIA) ose një ofertë punësimi e përjashtuar nga LMIA
  • Të paraqesë një kërkesë për leje pune specifike për punëdhënësin jo më vonë se data 28 shkurt 2025
  • Të plotësojë të gjitha kriteret e tjera standarde të pranueshmërisë

Aplikantët që aktualisht kanë statusin e vizitorit, por që kanë pasur një leje pune të vlefshme në 12 muajt e fundit, mund të ndjekin udhëzimet speciale për të marrë autorizimin e përkohshëm të punës për të filluar punën për punëdhënësin e tyre të ri përpara se të finalizohet aplikimi i tyre për leje pune.

Burimi: www.canada.ca