Rubrika “Pyetësori i Jetës”: I ftuar Plarent Islami
- Published in Profil&Intervista
"Pyetësori i Jetës” është një tip interviste jo e personalizuar, as e përgatitur enkas për të ftuarin, përkundrazi kemi të bëjmë me një listë prej 31 pyetjesh të pandryshueshme që u drejtohen çdo javë personazheve të Diasporës Shqiptaro-Kanadeze të përzgjedhur nga kryeredaktorja e FlasShqip, Jeta Dedja.
Pyetjet synojnë ngacmimin e emocioneve, kujtesës, dhe sigurisht mendimeve të të ftuarit në lidhje me tema në dukje të vogla, por me ndikim të konsiderueshëm në jetën dhe sjelljen e njeriut. Ja provojeni edhe ju ndërkohë që lexoni përgjigjet e të ftuarit të sotëm, Plarent Islami, inxhinier në Burlington, Ontario, aktualisht manaxher i një filiali kanadez të një kompanie zvicerane.
1. Nëse emocionet kanë ngjyrë, çfarë ngjyre ndihesh sot?
E gjelbër.
2. Me çfarë shpejtësie kanë ecur 10 vitet e fundit të jetës tënde?
90 km/h. 😊
3. Cila ka qenë zgjedhja me koston më të lartë?
Të pranoj punën që bëj.
4. Humbja më e vogël?
Rezultati i shpallur me vonesë i zgjedhjeve në Newfoundland dhe Labrador. 😊
5. Gjëja e fundit që të ka gërryer shpirtin e trazuar gjumin?
Të lë nënën vetëm për dy ditë para një jave.
6. Cilës ndjesi/gjendjeje do doje t'i arratiseshe?
Merakut të tepërt për pjestarët e familjes.
7. Ç'dobi mund t'i sjellë njeriut mërzia?
E bën të reflektojë për ç’është vërtetë e rëndësishme në jetë.
8. Cili është stimulanti më i fortë që ndez qënien tënde?
Vera Pinot Noir.
9. Çfarë bën për t'u ndjerë në formë fizike/shpirtërore?
Stretching për 45 minuta.
10. Si reagon ndaj një pritjeje të gjatë?
Pi duhan.
11. Si i dallon njerëzit e mënçur?
Kur dëgjojnë pa më ndërprerë.
12. Për çfarë të pëlqen të flasësh më shumë me miqtë?
Për filozofinë e jetës, moralin, vendet që kam vizituar dhe njerëz që më kanë lënë mbresa.
13. Profili i “mikut” të padëshiruar?
Njeriu që shfrytëzon ndryshimin midis të paligjshmes dhe të pamoralshmes.
14. Cila është formula e njeriut të mirë?
Morali, dhembsuria, besnikëria.
15. Përkufizimi i budallallëkut?
Të shkosh mbas berihajt.
16. Çfarë nuk do t'ia uroje as "hasmit"?
Sëmundjen e fëmijës.
17. Një rast tipik kur të vjen për të sharë?
Kur vras gishtin e vogël të këmbës te cepi i murit.
18. Thuaj një fjalë të vjetër/të veçantë shqipe dhe një shprehje të urtë popullore që përdor më shpesh?
Po qe se paraja zgjidh hallin, paguaj çmimin dhe mos kerko nder. Mbaje kokën lart.
19. Cili është vendi që të qetëson sapo e sjell ndërmend?
Greqia.
20. Po libri i fundit që ke lexuar?
Shantaram (për të dytën herë).
21. Kënga që do këndoje në një karaoke?
“Waiting on a friend” e The Rolling Stones.
22. Udhëtimi që nuk është ndërmarrë ende?
Italia.
23. Pema që të kënaq syrin?
Qershia.
24. Nata perfekte e dimrit kanadez?
Vizitë në Distillery District dhe Piano-Bar në Wellington street.
25. Produkti që nuk do të doje të mungonte kurrë në dyqan?
Pizza.
26. Pjata/ushqimi që nuk do refuzoje dot as me stomakun plot?
Çokollata.
27. Zakoni që do doje mos ta kishe?
Të mos inatosesha me injorantët.
28. Aftësia që do doje të kishe?
Të pikturoja.
29. Parashikimi për të ardhmen e profesionit që ushtron?
Nuk kam më ambicje profesionale.
30. Cila është arritja jote më e madhe në aspektin profesional?
Menaxhimi i një Capital Investment Project $9 milionë dollarë.
31. Si ndihesh tani në fund të pyetësorit tim?
Si miu në çark. 😊
©Flasshqip.ca