Komunitet

Rubrika “Pyetësori i Jetës”: E ftuar Avokate Anisa Arra, Toronto

Nga: Jeta Dedja

"Pyetësori i Jetës” është një listë prej 31 pyetjesh përgatitur nga kryeredaktorja e Flasshqip, Jeta Dedja. Pyetjet synojnë ngacmimin e emocioneve, kujtesës, dhe sigurisht mendimeve të të ftuarit në lidhje me tema në dukje të vogla, por me ndikim të konsiderueshëm në jetën dhe sjelljen e njeriut. Këtyre pyetjeve mund t'u përgjigjesh shkurt, por gjithashtu ato të japin lirinë për t’u zgjerur me shpjegime. Varet nga i intervistuari se ç’formë do t’i japë intervistës. Ja provojeni edhe ju ndërkohë që lexoni përgjigjet e të ftuarës së sotme, Anisa Arra, Avokate në “Arra Law Firm” Toronto.

    1. Anisa, nëse emocionet kanë ngjyrë, çfarë ngjyre ndihesh ti sot?

E kuqe.

  1. Me çfarë shpejtësie kanë ecur 10 vitet e fundit të jetës tënde?

Shpejtësi marramendëse.

  1. Cila ka qenë zgjedhja me koston më të lartë?

Ndjekja e ëndrrave.

  1. Humbja më e vogël?

Humbja e një shoqërie të pasinqertë.

  1. Gjëja e fundit që të ka gërryer shpirtin e trazuar gjumin?

 Mendimi konstant nëse është vajza ime e lumtur.

  1. Cilës ndjesi/gjendjeje do doje t'i arratiseshe?

Zhgënjimit.

  1. Ç'dobi mund t'i sjellë njeriut mërzia?

Të jep mundësinë të reflektosh për vetveten dhe vlerësosh më shumë momentet e lumtura.

  1. Cili është stimulanti më i fortë që ndez qënien tënde?

 Dashuria.

  1. Çfarë bën për t'u ndjerë në formë fizike/shpirtërore?

Kur jam duke krijuar.

  1. Si reagon ndaj një pritjeje të gjatë?

Heq dorë nga pritja.

  1. Si i dallon njerëzit e mënçur?

Janë të fokusuar te qëllimet e tyre dhe jo te të tjerët.

  1. Për çfarë të pëlqen të flasësh më shumë me miqtë?

Për çdo gjë që shkon sipas momentit, përvec thashethemeve se e humbas interesin shumë shpejt.

  1. Profili i “mikut” të padëshiruar?

 Miku që nuk gëzohet me suksesin tënd.

  1. Cila është formula e njeriut të mirë?

Është vetvetja, tolerant, dhe largpamës dhe ka humor.

  1. Përkufizimi i budallallëkut?

 Të udhëhiqet nga opinionin i të tjerëve.

  1. Këshilla që do t'i jepje një njeriu të zemëruar?

 Jeta është e shkurtër.

  1. Pishmani më i madh në jetë?

Nuk jam pishman për asgjë, çdo gabim ka qenë katalizator për diçka të mirë.

  1. Një rast tipik kur të vjen për të sharë?

 Kur jam në trafik.

  1. Më thuaj një fjalë të vjetër/të veçantë shqipe dhe një shprehje të urtë popullore që përdor më shpesh?

 “Koka bën, koka pëson” dhe “Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë”.

  1. Cili është vendi që të qetëson sapo e sjell ndërmend?

 Shtëpia ime

  1. Po libri i fundit që ke lexuar?

My Life in Full nga Indra Nooyi.

  1. Kënga që do këndoje në një karaoke?

It’s My Life nga Jon Bon Jovi

  1. Udhëtimi që nuk është ndërmarrë ende?

 Udhëtimi për në Patagonia.

  1. Nata perfekte e dimrit kanadez?

 Nata e dëborës të parë, të jesh para oxhakut afër personit të zemrës.

  1. Produkti që nuk do të doje të mungonte kurrë në dyqan?

Hmm… kripë.

  1. Pjata/ushqimi që nuk do refuzoje dot as me stomakun plot?

 Pizza.

  1. Zakoni që do doje mos ta kishe?

 Të merrja më pak vendime sipas ndjenjave.

  1. Aftësia që do doje të kishe?

Të luaja instrument muzikor.

  1. Parashikimi për të ardhmen e profesionit që ushtron?

 Ky profesion do të evoluojë me kohën por do të jetë gjithmonë i kërkuar.

  1. Cila është arritja jote më e madhe në aspektin profesional?

Arritjet që ende nuk kanë ndodhur sepse nuk shikoj mbrapa.

  1. Si ndihesh tani në fund të pyetësorit tim?

Ndihem e frymëzuar.

 

Shënim!

FLASSHQIP beson në mbështetjen e lexuesve. Bashkohu me FlasShqip duke dhuruar përmes e-transfer (Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.) ose duke klikuar më lart butonin “donate”. Faleminderit!

*Gjithashtu nëse dëshironi të bëheni pjesë e rubrikave tona, na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

©Flasshqip.ca