Meditim në ballkon
- Published in Krijimtari
- Nga: Vangjush Ziko
Ballkonin tim
e mbajnë në krahët e tyre
panjat
kanë zgjatur degët
me gjethe të njoma
(mos gërvishtet betoni
parmakët e hekurt
mos shtrembërohen)
ka ndyshuar bota
patat kanë filluar të imitojnë
avionët prej duralumini
mbi krahët me pupla
mbartin brengat e çelikta
nga një kontinent
te tjetri
po shkrijnë akujt
nuk shkrijnë të shkretat
brengat
flemë në kulla përrallore
ku hëna mbështet ballin
e sedeftë
ende s'kemi parë
ëndrra parajse
po mësohet Bota
me infarktin
si me tështimën
Bota
me pejsmeker
në brinjë