Zona e krijuesve

Vrasja e mërzisë

Nga: Vangjush Ziko

Forma kubike e dhomës
i ngjan stofës me korrent
ku piqet mërzia e ditës,
kolltuku pyet televizorin
kur do bjerë shi,
televizori mbllaçit indiferent
gjethet e shkulura të kanabisit
si hutimin goja me proteza,
degët e panjës pas dritares
si krahë dordoleci
i bëjnë fresk pallatit të përvëluar,
mbolla në letër
zanore e bashkëtingëllore të buta,
aspak gërvishtëse,
më mbinë vargje me gjëmba
si kaktuset e prerias së meksikës,
(mos u çuditni fare)
i kam hajmali si indiani
dhëmbët e ujkut që ka vrarë.

Tagged under Vangjush Ziko