Komunitet

Ëndërr tajge-Nga Vangjush Ziko

  • Published in Krijimtari

Trokiti dreri në prag të shtëpisë

gjurmë dëbore si lodërza la,

mbatha gjurmët drejt tajgës u nisa,

ku digjeshin mijëra yje kristal.

 

Ndritte tajga nga yjet e natës

shkëlqente Globi prej asaj flake,

kërkonte Santa në pyllin e tajgës

shpresën tonë të mbetur bonjake.

 

Nga mjekra e gjatë thinjoshe e tij

dëborën e ngrirë duke shkundur

me drerët azganë drejt nesh u nis

të na sjellë shpresën e humbur.

 

Mbathni gjurmët që la te pragu juaj

drejt lumturisë për të shkuar.

Tagged under Vangjush Ziko