Komunitet

Gjarpëri i shpirtit - Nga Vangjush Ziko

  • Published in Krijimtari

Nuk e di pse m'u kujtua gjarpëri,

gjarpërin e kam urryer tërë jetën

megjithëse s'më ka kafshuar kurrë,

e kam ndjekur me gurë,

është fshehur në guvë

në gjoks të dheut.

 

Shpirti im

në trupin tim fshehur

shpesh më mbështjell të gjithin

si gjarpër i vërtetë,

më kafshon në zemër,

në tru,

ku të mundë,

mbyllem në guvë edhe unë,

bëhem gjarpër vetë,

gjarpër pa helm,

gjarpër i shtëpisë

në fund të themelisë.

 

Mos e vra gjarpërin e shpirtit

se shëmben muret e vetvetes.

2015