Zona e krijuesve

Stina e vargjeve - Nga Vangjush Ziko

E di,

fajin e ka dritarja

me sytë mbi panjën e florinjtë,

Panja zemërgjerë

ma leu dhomën me ar,

Të florinjta muret,

dyert të florinjta

dhe ëndrrat

si vjeshta të arta!

Vetëm vargjet mbetën

në stinën e tyre

(ato mirë e dinë)

Jeta ka vetëm një stinë

(atë të mundimeve)

të tjerat janë kalimtare.