Komunitet

Ditëlindja jote vjeshtake, Atdheu im! - Nga Vangjush Ziko

  • Published in Krijimtari

gdhiu dita jote

(dhe e jona natyrisht)

ditëlindja jote vjeshtake

lakuriqe si natyra,

plagët e tua

mavi

si manushaqet,

gjak të kuqe,

të hidhura

si lulekuqet,

s'thahen

e s'thahen dot

për t'i vënë në album

Atdheu im!