Komunitet

Shqipodemokracia - Nga Artan Gjyzel Hasani

  • Published in Krijimtari

hej, vajzë e brishtë!

të zunë njëherësh të gjithë...

të puthën

të përqafuan

të dashuruan

të urryen

të kafshuan

të rrahën

të përdhunuan...

pleqtë më të egër se të rinjtë,

të shqyen si manjakë...

të rinjtë më të etur se pleqtë,

keqazi të shkërdhyen...

të dëshiruan të gjithë

të mbarsën të gjithë

pastaj të harruan...

të mbarsën

e ti linde një foshnjë

s’ishte e bukur,

e si mund të ishte?

tashmë ti je lehonë

baballarët e foshnjes masturbojnë

në pritje të ringjalljes tënde

dhe përpiqen që foshnjes së paligjshme

t’i vënë një emër...

(1998)