Mbi shtypin amerikan sot - Nga Mark Levin
Çfarë kuptojmë me “Shtyp të lirë”? Cili është qëllimi i shtypit të lirë? Cili është ndryshimi midis “Lirisë së shtypit” dhe “Fjalës së lirë”?
Çfarë e kualifikon dikë si gazetar? Eksperienca, shkolla, pozicioni i punës apo vetë-indentifikimi si i tillë? Cila është puna e gazetarit? A është gazetaria profesion? A ka standarde? A janë në gjendje gazetarët të jenë të drejtë ose objektivë? Cili është qëllimi i raportimit të lajmit? Të përforcojë themelimin dhe parimet themelore të republikës? Të sfidojë zyrtarët publikë dhe autoritetet? T’u japë zë disa individëve të veçantë, grupeve dhe kauzave? Të influencojë politikën dhe të ndryshojë status -kuo-n e shoqërisë? Të nxisë, promovojë të mirën e përbashkët të komunitetit. Çfarë është e mira e përbashkët? Kush e përcakton atë?
A kanë më rëndësi këto pyetje për median e sotme?
Këto pyetje bëhen shumë rallë sot, e le pastaj t’i shtrohen një diskutimi racional. Duket se media nguron të hetojë apo eksplorojë “median”. Sidoqoftë, kur qëndrimi i medias është në pyetje si “bias”- e partishme ose ndryshe e papërgjegjshme gazetarët insistojnë që kanë vetëm një mision: besnikërinë ndaj lajmit dhe çdo gjë që shkon me të: mbrojtjen e shoqërisë nga një qeveri autokratike, mbrojtjen e lirisë së shtypit, kontributin ndaj shoqërisë civile dhe drejtësisë. Për më tepër ata pretendojnë se i raportojnë lajmet të pandikuar nga agjenda e tyre politike e personale.
A është e vërtetë kjo për median moderne?
Më shumë se 70 vjet më parë u bë një vetëekzaminin serioz i medias. Komisioni për lirinë e shtypit (I njohur gjithashtu si “Hutchins Commission”) u organizua në 1942 nga “Time” dhe “Life magazine”, me botues Henri Luce për të zbuluar nëse liria e shtypit si dhe funksionimi i saj ishte në rrezik në një demokraci moderne. Raporti që u lëshua në vitin 1947 konkludoi që liria e shtypit ishte në rrezik dhe për tre arsye kryesisht:
Së pari, rëndësia e shtypit për popullin është rritur shumë me zhvillimin e tij si nje instrument i komunikimit masiv. Në të njëjtën kohë zhvillimi i shtypit si një instrument i komunikimit masiv ka zvogëluar shumë raportin e njerëzve të cilët mund t’i shprehim mendimet e tyre përmes shtypit.
Së dyti, ajo pakicë e cila përdor makinerinë e shtypit nuk ka ofruar një shërbim adekuat për nevojat e shoqërisë. E treta, ata që drejtojnë makinerinë e shtypit janë angazhuar kohë pas kohe në praktika të cilat shoqëria i dënon.
Komisioni paralajmëronte: “Shtypi modern në vetvete është një fenomen i ri. Njësia e saj tipike është një agjensi e madhe e komunikimit masiv. Këto agjensira bëjnë të mundur mendimin dhe diskutimin. Ato mund ta avancojnë progresin e civilizimit ose mund ta pengojnë atë. Mund ta thyejnë/përulin/ose vulgarizojnë njerëzimin. Ata mund të rrezikojnë paqen botërore. Ata mund ta bëjnë këtë fare aksidentalisht në një moment shkarjeje gjykimi. Ata mund të luajnë poshtë e lart me lajmin, me emocionet, keqpërdorin fjalët e mëdha dhe mbajnë lart slogane boshe. Fushëveprimi dhe pushteti i tyre rritet çdo dite me shpikjen e zhvillimin e instrumenteve të reja që ata kanë në dispozicion. Këto instrumente mund të shpërndajnë gënjeshtra më shpejt e më gjërë që stërgjyshërit tanë as që mund t’i imagjinonin kur e vendosën lirinë e shtypit në amendamentin e parë të Kushtetutës sonë”. Komisioni paralajmëronte që “me mjetet e vetshkatërrimit që tani janë në dispozicinin e tyre njerëzit mund të mbijetojnë nga vetëpërmbajtja, moderimi ose mirëkuptimi reciprok. Shtypi mund të jetë sensacional, i papërgjegjshëm dhe inflamator. Nëse është kështu, ai dhe liria e tij do të shkaktojnë katastrofë universale. Në anën tjetër shtypi mund të bëjë detyrën e tij duke pasqyruar botën e re që përpiqet të lindë. Ai mund të ndihmojë në krijimin e një komuniteti botëror duke i dhënë njerëzimit dijet dhe duke zhvilluar e promovuar vlerat dhe qëllimet e një shoqërie të lirë që të gjithë njerëzit duhet ta përqafojnë.
Duke injoruar paralajmërimet e komisionit, media qëllimisht ka përzier faktin dhe opinionin. Përpjekja më e fundit për të përcaktuar gazetarinë moderne u ndërmor nga gazetarët e vjetër Bill Kovach dhe Tom Rosenstiel që deklarojnë se “kemi distiluar nga kërkimet tona disa kritere te qarta me të cilat gazetarët bien dakort. Këto janë parime që kanë ndihmuar bashkë gazetarët dhe njerëzit në sistemin vetqeverisës për t’ju përshtatur një bote edhe më komplekse. Kovach dhe Rosenstiel kanë listuar elementët e gazetarisë si më poshtë:
• Obligimi i parë i gazetarisë është ndaj të vërtetës.
• Besnikëria e parë është ndaj qytetarëve.
• Esenca e saj është disiplina e verifikimit.
• Ata që praktikojnë gazetarinë duhet të mbetën të pavarur nga ata për të cilët shkruajnë.
• Gazetaria duhet të shërbejë si një monitor i pavarur i pushtetit.
• Lajmi duhet të jetë gjithë përfshirës dhe proporcional.
• Gazetarët kanë për detyrë të ushtrojnë ndërgjegjen personale.
• Qytetarët kanë të drejta e përgjegjësi kur vjen puna tek lajmi.
Për herë të parë në historinë tonë lajmi në shumicën e rasteve po prodhohet nga kompani jashtë gazetarisë. Ne po përballemi me mundësinë që lajmi të zëvëndësohet nga thashethemet dhe komercializmi i interesave private që pozojnë si lajm. Nëse kjo ndodh ne do ta humbasim lajmin si institucion të pavarur, të lirë për të monituar forca të tjera të fuqishme dhe institucione në shoqëri”.”
Në shekullin tonë një nga pyetjet më të rëndësishme për një shoqëri demokratike është nëse shtypi i pavarur do të mbijetojë. Përgjigjja e kësaj pyetjeje varet nga fakti nëse gazetarët kanë qartësinë dhe bindjen për të artikuluar se çdo të thotë “shtyp i pavarur” dhe nëse qytetarët dhe ne të tjerët jemi të interesuar për të”.
A ka fituar media respektin e lexuesve, shikuesve televizivë, dëgjuesve si burim i vërtetë informacioni apo një pjesë e madhe e shoqërisë dyshojnë dhe nuk e besojnë raportimin e saj. A është media në trajektoren e shkatërrimit të vetvetes duke e idendifikuar veten me njërën parti (Partinë demokratike) kundrejt partisë tjetër (Partisë republikane).
Miliona amerikanë nuk e respektojnë atë, nuk e konsiderojnë median si të besueshme, apo të pa-anshme si burim i saktë informacioni.
Për shembull në 12 tetor 2018 Gallup reportonte “Republikanët tipikisht kanë më pak besim tek media se indipendentët dhe se veçanërisht demokratët, dhe hendeku midis demokratëve dhe republikanëve është thelluar. Polarizimi i madh e këtyre kohëve ka arritur në 55%. Sulmet e presidentit Trump ndaj medias kryesore ka të ngjarë të jetë shkaku i këtij polarizimi. Republikanët bien dakort me mendimin e presidentit qe media pasqyron punën e presidentit dhe të administratës së tij, ndërkohë që demokratët e shohin median si një institucion që kontrollon pushtetin e presidentit”.
Një mënyrë tjetër të vështruari është që 80 % e republikanëve nuk kanë besim tek media dhe 80% e demokratëve e besojnë atë.
Lara Logan, gazetare e CBS news dhe korrespondente e luftës prej 2002-2018 foli hapur në një intervistë në shkurt të 2019 lidhur me “vdekjen profesionale të medias”, preferencën për partinë demokratike dhe progresive dhe intolerancën ndaj indipendentëve dhe mendimeve të ndryshme në pasqyrimin e informacionit. “Unë shoh që sot nuk është më e pëlqyeshme puna në media pasi megjithëse historikisht dihet që media anon nga e majta, ne kemi humbur madje edhe pretendimin që përpiqemi të jemi objektivë. Këto kohë del nga shtypi një libër i ish-kryeredaktores së Nju Jork Tajmsit, Xhill Abramson, e cila thotë: “Ne mund të bëjmë një dyzinë shkrimesh për Trampin në një ditë dhe çdonjëra prej tyre është negative. Ne (Nju Jork Tajms) jemi bërë gazetë rekord kundër Trampit. Nuk është kjo puna jonë. Ky është pozicion politik. Kjo do të thotë që në një sens ne jemi bërë aktivistë politik. Disa mund të thonë propagandistë, kështu? Ne kemi disa rregulla që na mbajnë brenda standardit, por tani ato nuk egzistojnë më. Dua të them që ju lexoni një shkrim apo një tjetër dhe thuhet që shkrimi u bazua në “thëniet e një anonimi të administratës apo ish-zyrtar i administratës” Kjo nuk është gazetari. Kur një gazetar dallohet nga turma e kolegëve të tij për pikpamje të ndryshme ai kërcënohet dhe shkatërrohet nga ata.”
Në të vertetë pasi intervista e Larës qarkulloi gjerësisht, ajo u godit personalisht nga individë të së njëjtit profesion. U urrye nga kolegët e saj. Në intervistën e saj tek Sean Hannity ajo tha se nëqoftëse ndokush nga gazetarët nuk i bie të njëjtës daulle duke transmetuar të njëjtin opinion, ai e paguan keq. Ata ju fyejnë personalisht, shkojnë pas personalitetit tuaj, pas integritetit tuaj, reputacionit tuaj dhe nuk i ndalon asgjë. Por ç’është më interesante, ata nuk mund t’ia heqin substancën shkrimit tuaj. Ata nuk mund të flasin në emrin tim. Unë dua të flas qartë dhe me zë të lartë t’i drejtohem kujtdo që më dëgjon. Unë nuk mund të pronësohem nga askush. Askush s’mund të më pronësojë mua, as nga e majta dhe as nga e djathta”.
(përkthyer nga Albana Lifschin)
Autori, Mark Levin, është gazetar i njohur amerikan, avokat, ish shef i stafit të presidentit Reagan.