Blog

Merry Christmas - Nga Robert Kore

Imagjinoni sikur një njeri i dashur i juaji të ketë ditëlindjen dhe t’ju ketë ftuar në darkën që ai shtron për këte rast. Në atë festë janë edhe shumë të ftuar të tjerë. Çfarë do bënin gjithë të ftuarit në momentin e parë që do fillonte festa?

Gjëja e parë që do bënin ishte urimi atij që ka ditëlindjen: “Gezuar ditëlindjen”! Pastaj do vazhdonte festa sipas programit.

Tashti në këtë festën tonë imagjinare jo vetem që nuk e urojnë të zotin e punës, por të ftuarit shkëmbejnë dhurata midis tyre, hanë e pinë e gezojnë dhe të gjithë bëjnë sikur nuk e vënë re atë që është në krye të tavolinave. A ka logjikë kjo gjë për njerëz me një minimum aresyetimi normal dhe a mund të ndodhë kjo gjë në realitet?

Pergjigja është që s’ka asnjë logjikë, por ka ndodhur në USA dhe Kanada për shumë vite me radhë. Në këto dy vende ishte e ndaluar të thuhej: «Merry Christmas»! Pra në 25 Dhjetor Krishti ka ditëlindjen dhe ne nuk i thoshim burrit të botës: “Gëzuar ditëlindjen”!

Dhe unë gjatë gjithë këtyre viteve gjithmonë kisha pyetur veten: Si ka mundësi që jetojmë në një vend kristian dhe nuk themi “Merry Christmas”? Kjo periudhë quhet me të drejtë “the most wonderful time of the year”. Filma dhe këngë pa fund nga më të gëzuarat për këtë festë të madhe të botës së krishterë. Dhe një nga arsyet që e bën magjike këtë kohë është “Krishtlindja” vetë. Njerezit bëjnë shopping, shkëmbejnë dhurata midis tyre, zbukurojnë shtepinë brenda dhe jashtë, zbukurojnë pemën dhe kur vjen momenti nuk themi arsyen pse bëhen të gjitha këto. Kjo ishte një nga gjërat më pakuptim që kemi jetuar deri 3 vjet më parë...

Në këto vitet e fundit, në këte pikë së paku bota e krishterë iu kthye normalitetit duke uruar: “Merry Christmas and I wish everybody to have a wonderful time”!