Blog

Sistemi zgjedhor kanadez devijon votën popullore - Nga Rob Kore

Sistemi zgjedhor kanadez nuk pasqyron realitetin. Jo vetëm nuk e pasqyron atë, por nuk është as aty afër.

Në dy grafikët e tabelës më poshtë kemi: Majtas, vota popullore; Djathtas, numri i vëndeve në parlament.

Edhe pse ende nuk kanë dalë rezultatet nga 5 zona dhe tabela nuk reflekton rezultatet totale përfundimtare, siç shihet nga ngjyra kuqe, Liberalet morën rreth 32,2% të votave të atyre që votuan. Ndërsa vënde në parlament morën 46,7%. E përkthyer në numër deputetësh, morën 158/159.

Ndërsa Konservatorët (ngjyra blu) morën rreth 34% të votës popullore dhe 35,2% të vëndeve në parlament. E perkthyer në numër deputetësh ata morën 119.

Pra, megjithëse Konservatorët morën rreth 200,000 vota me shumë, liberalët fituan zgjedhjet dhe morën 39/40 deputetë më shumë.

Në kushtet e Kanadasë, ky është një devijim i madh nga vota popullore.

I njëjti fenomen ka ndodhur në disa dhe konkretisht edhe në dy zgjedhjet e fundit, ku megjithëse Konservatorët fitojnë votën popullore, liberalët fitojnë zgjedhjet me një diferencë të pandryshuar, afërsisht 40 deputetë. Dhe nuk insiston asnjeri për një reformë të sistemit zgjedhor edhe pse ky ka qenë një nga premtimet kryesore të Justin Trudeau qysh në mandatin e pare.

Në këto zgjedhje, gjithashtu një pjesë e Konservatorëve bënë nje lojë të pistë e cila rezultoi në favor të Liberalëve.

Duke analizuar më tej shifrat e rezultatit në këto zgjedhje del se disa milionë kanadezë votojnë duke mos zgjedhur asnjë deputet, për shkak të sistemit të gabuar.

Si konkluzion, Kanadaja do vazhdojë të ketë nje qeveri në minorancë sepse që të sigurosh mazhorancën në Kanada duhet të kesh 170 deputetë.

Liberalët moren 158/159 deputetë. Pra, si konkluzion, liberalët me 32% e ca të votave të atyre që votuan, siguruan 100% të pushtetit. Ose duke llogaritur gjithë popullsinë e Kanadase, liberalët morën 14,5% të votave dhe marrin vendime për 100% të popullsisë.

Nga ky konkluzion del një konkluzion tjetër më i rendësishëm. Demokracia e përfaqësuar në këtë formë nuk është demokraci që përfaqëson vullnetin real të votuesve dhe i bën votat të pabarabarta.

P.S. Fjala “demokraci” vjen nga greqishtja që do të thotë, pushtet i popullit. Në Kanada vetëm 14,5% e popullit, vendos edhe për pjsesën tjetër prej 85,5% të popullit.

©Rob Kore

Burimi i grafikut: Fairvote.ca