VMRO dhe Mickovski në ofensivë - Nga Xhevdet Nasufi
Edhe euforia për ndryshim në Maqedoninë e Veriu kaloi me zgjedhjet, sikur edhe festa e Bajramit dhe po kthehemi në përditshmëri. Pikërisht në vigjilje të festës së Bajramit, Biden zgjati edhe për një vit, për shkak të tundjeve në Ballkan, emergjencën për rrezikun për sigurinë e SHBA, përfshirë si motivim edhe gjendjen në Maqedoninë e Veriut. Pra, shteti ku Aliu zhvilloi luftën e armatosur, sikur edhe paqen për afro një çerek shekull (?!) doli se është krcënim për sigurinë (të vetes po se po) edhe të SHBA. Vetëglorifikimin ballkanas jo pak shqiptarëve u ka shkaktuar dhimbje dhe dhunim. Pavarsisht, sikur vëmendja në politikën disavjeçare shqiptare në Maqedoninë e Veriut të ishte në nivelin e duhur, vëndi nuk do ishte në krizë gjithpërfshirëse, por as LSDM nuk do të ishte në greminë, Gruevski në egzil, shqiptarët me valixhe në duar.
Të njëjtën akrobaci a munden shqiptarët ta bëjnë me Mickovskin?
Të gjithë faktorët e ditur apo të paditur nuk e stimulojnë këtë mundësi. Përkundrazi, përmbysja mund të ndodhë në dëm të shqiptarëve, supremacia etnike maqedonase të rishtrihet si ideologji në formen e saj vulgare. Sinjal paralajmërues është vetë fakti se shqiptarët në qeverinë e re do të menaxhojnë ministri dhe sektorë publikë më pak të rëndësishëm, por edhe Stoilkoviçi nga partia serbe do të menaxhojë si ministër raportet mes komuniteteve, në kundërshti me praktikat e gjertanishme dhe veprim i papërshtatshëm politik i mandatarit, marë në konsideratë lidhjet tij të ngushta me eksponentët kryesorë të politikës në Beograd.
Në qeverisjen për më shumë se dy dekada BDI dhe Aliu lehtë u futen në bashkëveprim me Gruevskin dhe Zaevin, ama jo për të ndihmuar shqiptarët, maqedonasit, shtetin, por për të forcuar pushtetin e tyre, për të ndihmuar partitë maqedonase dhe për të abuzuar me pronen publike. Në fakt, ky ishte ekulibrimi i rrejshëm shqiptaro-maqedonas, që më së shumti mbrojti sistemin e pandërtuar të barazisë ndëretnike.
Mu për këtë, sot në ndërtimin e qeverisë së re po qartësohen zhvillime që shtrojnë dilema dhe rrezatim antishqiptar. Ky riciklim i antidemokracisë dhe antibarazisë më së miri po vërehet jo vetëm në ndarjen jo proporcionale të dikastereve të qeverisë në dëm të shqiptarëve, por edhe në krcënimet se maqedonasit munden vetë të udhëheqin qeverinë. Konkretisht, pothuajse asnjë dikaster klasik shtetëror në strukturën e qeverisë nuk do të menaxhohet nga shqiptarët. Sigurisht, për dallim nga qeverisja shqiptaro-maqedonase në vitin 1998-2002, kjo qeveri e menaxhuar nga Mickovski nuk sinjalizon mundësi se në vendimarje do të ketë demokraci konsensuale bietnike. Kjo, duam ne apo nuk duam ta pranojmë, si kundërindikim do të reflektohet në pabarazi të shqiptarëve me maqedonasit.
Pse është ndryshe Mickovski?
Së pari, Mickovski sikurse në fazën e zgjedhjeve, po shënon fitore të papritura edhe në fazën paszgjedhore gjatë ndërtimi të qeverisë si mandatar. Prirjet nacionaliste të VMRO, të rritura pas legjitimitetit pothujase gjithëmaqedonas, dalur nga zgjedhjet e fundit, po përkrahen edhe nga Fronti Evropian. BDI po i përgjërohet VMRO-së për të hyrë në qeveri, i voton mu sikur i paftuari në dasëm aktet parlamentare edhe para se të konsolidohet qëndrimi shqiptar ndaj qeverisje në ardhje në njëqind ditët e para. Në fakt, veprimi i këtillë i BDI dhe Aliut e deligjitimon fuqinë e shqiptarëve.
Votimi nga BDI i Ligjit për qeverinë, i kalueshëm me shumicë të kualifikuar votash, nuk është konstruktivitet politik oponent, por flirt “dashurie” e BDI ndaj VMRO për të zëvendësuar dashurinë me VLENI-n. Sjellja e këtillë e BDI e rrënon kohezionin binacional në qeverisje si barikadë e vetëglorifikimit dhe nacionalizmit maqedonas. Kjo është edhe më e dëmshme, kur tanimë është real konfrontimi VLEN dhe BDI që po çfaqet jo vetëm si garë e pashembull për pushtet, por edhe si garë se kush është më luajal ndaj VMRO.
Së dyti, Mickovski gjatë ndarjes së dikastereve ministrore u përkujdes që tërësinë e të quajturave ministri shtetërore (Mbrojtjen, Sigurinë, Financat, Drejtësinë, politiken e Jashtme) i rezervoi për maqedonasit. Vetvetiu kjo afishon porosinë e dyshimit dhe të urrejtjes: Pra, Mickovski paragjykon mosbesimin te shqiptarët, kundruall dhe paragjykimit se maqedonasit do ta arrijnë suksesin.
Sfidave të mundshme të ndryshimit në Maqedoninë e Veriut në rrafshin etnik, VLEN mund t’i përgjigjet vetëm me marëveshje xhentlemenësh me VMRO, mu sikur edhe PDSH me VMRO gjatë viteve 1998-2002 (autori ishte anëtar i qeverisë): vendimarje në qeveri mbështetur në demokraci konsensuale, apo partneritetet të ekuilibruar ndëretnik. Pra, nëse partneriteti ndëretnik është real dhe i drejtë, edhe padrejtësia në ndarjen e dikastereve do të humbë sensin e vet.
© Xhevdet Nasufi