Kompjuteri në Nju Jork, specialisti në Indi - Nga Albana Lifschin
- Published in Jetë dhe stil

Albana Lifschin
Disa vjet mё parё im shoq bleu njё kompjuter tё ri. Instaloi gjithё programet dhe sistemin e sigurisё, gjë qё i solli njё “asset” tё panjohur e tё papritur - specialistin nga... India!
Pas disa ditesh na ra telefoni. Me tё dёgjuar zёrin nga ana tjetёr e linjёs, ai largoi instiktivisht telefonin nga veshi. Aksenti nuk qe amerikan. E kujtonte specialisti nga ana tjetёr e botёs. Pyeste se si ishte me “shёndet” kompjuteri.
-Faleminderit, - tha im shoq, kompjuteri nuk ka patur asnjё difekt qё nga dita qe e kam blerё. Biseda qe e shkurtёr.
Një ditё mё pas, sёrish me rёnien e telefonit njё numёr i panjohur shfaqet nё ekranin e televizorit.
-Z. Lifschin? Si jeni sot? Po ai akcent. - Si ju shkon kompjuteri? Keni ndonjё problem?
-Faleminderit. Nuk kam asnjё problem. U thashё dje.
Telefoni u mbyll.
Ditёn e tretё e njejta gjё. E njёjta pyetje e njёjta pёrgjigje me tё njejtёn mirёsjellje.
Dita mё pas. Pёrsёri telefoni, pёrseri i njejti aksent, pyetja po ajo.
-U thashё dje zotёri, çdo gjё ёshtё nё rregull.
- Jo, nuk kam qёnё unё dje, ka qёnё kolegu im.
- I thoni dhe kolegut tuaj kёtё. Çdo gjё ёshtё nё rregull.
Specialisti indian nuk luan nga vendi. I kёrkon fjalё -kalimin.
- Jo, nuk eshte e nevojshme tё kontrolloni asgjё. Kompjuteri ёshtё shumё nё rregull
E nesёrmja vjen dhe nё tё njejtёn orё telefoni bie sёrish. Im shoq shikon nga unё. Durimi ka sosur tashmё.
-Kёrko tё flasёsh me supervajzerin, i sugjeroj. Ai miraton me kokё.
-A mund tё flas me supervajzerin tuaj, ju lutem?
-Pёrse? Ç’u duhet supervajzeri? - ia kthen indiani.
-Sepse nuk dua tё mё shqetësoni mё pёr kёtё punё. Po tё kem problem me kompjuterin u them vetё. Ju lutem!
-Nёse do tё ankohesh tek supervajzeri unё do tё “hack” kompjuterin! - e kёrcёnon indiani nga ana tjetёr e globit.
-Kjo nuk ёshtё pёrgjigje profesionale, pёrgjigjet me mirёsjellje im shoq, dhe ul receptorin pa e fshehur shqetesimin.
Tre ditë mё pas u bllokua kompjuteri im! Hakmarrje në familje.
E poo… Tё ka fajin Trampi, kur thotё qё duhet t’i tёrheqim bizneset nga vendet e tjera tё botёs? Mirё qё po u japim punё, edhe $, por edhe na kёrcёnojnё pale!
Maj 2016
©Albana Lifschin











