Kanada

Pse u anulua vizita? Ja letra që 17 shqiptaro-kanadezë i dërguan Forumit ku do merrte pjesë Edi Rama në Toronto 

  • Published in Kanada

Para pak ditësh, Flasshqip kumtoi një lajm për pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama në një Forum Ekonomik që do të zhvillohet në datat 4-6 Shtator në Toronto, metropolin kanadez ku mendohet që jetojnë rreth 30,000 shqiptarë. Lajmi ishte konfirmuar nga dy burime. I pari burim, organizatorët e forumit në fjalë, ku Flasshqip u akreditua si media. I dyti, një mesazh i ambasadës shqiptare në Ottawa, shpërndarë te një rreth i ngushtë në formë ftese për një darke me Kryeministrin Rama në datën 6 shtator.

Fotografia e Ramës u shfaq për ditë me radhë në listën e pjesmarrësve. Befas dje, (29 Gusht) fotografia është hequr nga Website i International Economic Forum of the Americas dhe një mesazh i dytë i ambasadës ka njoftuar të ftuarit për anulimin e darkës me Edi Ramën, fakte që konfirmuan kësisoj plotësisht anullimin e vizitës private të Kryeministrit shqiptar në Kanada. 

Gjithashtu FlasShqip mori konfirmimin e anulimit të pjesëmarrjes së Kryeministrit Edi Rama në këtë forum nga zyra e informimit të Toronto Global Forum.

*Për arsye etike kemi mbuluar adresat e personave të kontaktuar

(Lista para anulimit)

Nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij anulimi. Arsye mund të jetë situata e rëndë politike në Shqipëri, por një nga arsyet mund të jetë edhe refuzimi i autoriteteve më të larta të Ontarios dhe Kanadasë per t’i ofruar atij një pritje të veçantë në kushtet e një vizite me ftesë të një OJQ-je private. Ajo që dihet me siguri është që marrëdhëniet me Kanadanë kanë pësuar një krisje qysh nga historia me kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”. Marrëveshja për mbrojtjen e Investimeve prej atij momenti ka mbetur pezull dhe nuk nënshkruhet nga Qeveria Kanadeze. Ndërkohë, kujtojmë që Kryeministri i vetëm që ka vizituar zyrtarisht Kanadanë ka qenë Berisha në vitin 2007 (pak para pranimit të Shqipërisë në NATO), ndërsa vizita e fundit zyrtare e rangut të lartë ka qenë ajo e Ministrit të Jashtëm Bushati në vitin 2015.

Lajmi për ardhjen e Ramës krijoi jo pak reagime në radhët e komunitetit shqiptar në Kanada. Burime të sigurta provojnë që një pjesë e të ftuarve nuk konfirmuan pjesëmarrjen në darken me Kryeministrin, mes të cilëve edhe disa mbajtës të titullit “Ambasador i Kombit”, akorduar nga vetë Rama. Po kështu edhe nga radhët e kryetarëve të shoqatave shqiptare apo individualitete të shquara në komunitet.

Më një gjuhë diplomatike, por kuptueshëm refuzuese, iu përgjigjën Ambasadës dhe dy anëtarët e Këshillit Koordinativ të Diasporës Adriana Bejko dhe Ardian Radovicka. Këta të fundit, kërkuan publikisht që në vend të darkës të organizohej një takim i zgjeruar me komunitetin i Kryeministrit, me prezencën e mediave. Një reagim tejet kritik ndaj Ramës ishte dhe prononcimi publik i intelektualit Endrit Mullisi, me origjinë nga Elbasani, i cili për shumë vite ka kryer dhe funksionin e Pastorit të Kishës Ungjillore Shqiptare të Torontos.

(Lista pas anulimit)

Flasshqip u informua gjithashtu që një grup pjesëtarësh të komunitetit shqiptar në Toronto po përgatisnin një protestë për të cilën kishin njoftuar dhe autoritetet kompetente. Protesta ishte parashikuar të mbahej në datën 5 shtator, para godinës ku do zhvillojë punimet Forumi Ekonomik, ditë në të cilën sipas konfirmimit në programin paraprak do merrte fjalen edhe Kryeministri Rama.

Ndërkohë, një grup prej 17 vetësh, emra të njohur nga e gjithe Kanadaja, i dērgoi më 25 gusht një letër Presidentit të International Economic Forum of the Americas, Nicholas Rémillard, në shenjë reagimi për pjesëmarrjen e Edi Ramës në aktivitet. Letra shprehte veçanërisht shqetësimin për situatën e rëndë politike në Shqipëri. Theksojmë që ky është rasti i parë që nga radhët e diasporës shqiptaro-kanadeze reagohet në mënyrë të organizuar ndaj krizës politike shqiptare dhe personalisht ndaj përgjegjësit kryesor për këtë krizë, Kryeministrit Edi Rama.

Më poshtë dhe teksti i plotë në versionin anglisht dhe shqip bashkë me listën e nënshkruesve:

August 25, 2019

Nicholas Rémillard

President and Chief Executive Officer,

International Economic Forum of the Americas

Cc

Joseph Clark

President, Toronto Global Forum 

About the participation of the Prime Minister of Albania to Toronto Global Forum

Dear Mr. Rémillard,

We are a group of Albanian-Canadian intellectuals and businessmen who have learned with dismay that Albanian Prime Minister Edi Rama has been invited to attend the 13th edition of Toronto Global Forum (Leading the New Economy) hosted by your highly respected organization on September 4-6, 2019.

While your activities contribute to a more just, inclusive and sustainable world, the presence, among world leaders, renowned experts and business executives, of a Prime Minister who has degraded the course of democracy in his country and plunged the country's economy into corruption and informality, would probably be considered a questionable gesture of encouragement, a misstep that may not pair with the principles and values of your reputable forum.

We would like to draw your attention to recent information that may update the picture you already have about the situation of Albania under Mr. Rama's government over the past 6 years.

The state of Democracy in Albania

The elections in Albania are free but rigged in a regular basis, since the day Mr. Rama seized the power. The government controls all the big media companies to such a degree that the opposition can’t get a fair hearing. The biggest German Newspaper BILD has been publishing credible evidence how Mr. Rama rigged the elections in Albania and how he and his ministers are allegedly connected and work with the organized crime. In the previous legislature, 19 MP of his caucus were individuals with criminal records. Facing the impossibility to be heard and to be elected in this fraudulent climate, the opposition does not participate in elections anymore and actually is out of the political system. Mr. Rama runs one of the most undemocratic regimes of the post-communist era in Albania - and has undermined and abused democratic institutions and procedures at every turn. Under the pretext of judicial reform, Mr. Rama has destroyed the check and balance system by abolishing the Constitutional and Supreme Courts.

He has appointed a non-consensual General Attorney, violating the articles of the Constitution on this matter. And what is happening now is that the Attorney General, a puppet of Mr. Rama, is destroying all the reasonable evidence collected by her predecessors, evidence that could seriously charge the government and its members. The country is plunged into a serious constitutional and political crisis. With the last municipal elections 99.99% won, the party of Mr. Rama has seized practically all the town halls of the country. Albania became the first country in Europe, since the fall of the wall, where a single party controls the central and local power in the mass of 100%.

Mr. Rama already has absolute power and his party has seized all powers. The President of the Republic is excluded and his decrees ignored. The opposition is too weak, outside the system and divided to pose a major threat in the near future.

Albania is a warning about what could happen when, in the name of stability, Western societies tolerate the seizure of all institutions by a major political party that is thus allowed to govern without control.

The state of Albanian Economy

The economy of Albania is in full collapse. Most people subsist mainly by emigrants’ remittances and informal money entered the country by dubious activities. Organised crime has corrupted every layer of Albanian government. There are no longer any public submissions and bidders in Albania. The major contracts are awarded to the same companies on several occasions. Through a systematic obscure and non-transparent conduct, Mr. Rama is sharing the biggest assets of public economy with a handful of friends and supporters, through the so-called Private-Public-Partnership (PPPs) schemes. Just to bring an example, a brand new company supposedly registered in Delaware in the United States just days before the award of a major contract of 240 million euros (CAN $352 million) is part of these notorious projects. After publications on a private investigative portal, it came out that the certificate of constitution was forged as well as the signature of the Delaware Secretary of State on the Corporation acts.

The economy has been in steady decline during Mr. Rama's tenure. No new foreign investors in the last six years and the majority of foreign companies operating in Albania before 2013 are now leaving, due to the arbitrary treatment inflicted by the corrupt administration and the total absence of the justice system. Just an example as illustration: The government of Mr. Rama has recently lost an international legal battle of 140 million euros (CAN $205 million) for the benefit of a foreign investor, whose business had been suspended and the assets seized arbitrarily by the government. Corruption has undermined citizens' trust in public institutions and hurt anyone whose lives, livelihoods or happiness depend on the integrity of people in positions of authority. 500,000 hopeless Albanians have left the country during the last 6 years of the regime of Mr. Rama and there are fears the trend will only worsen.

It is for the above reasons, we believe, that Canadian government has not been extending any invitations to the dignitaries of Albania from 2015 and has not rectified yet the Foreign Investment Protection Agreement even though the negotiations were concluded in 2013.

Being proud Albanian - Canadians residing in this Great Country, we would like to see Albania progress in the road of Democracy.

We thank you for the attention to our concerns and please accept our highest regards!

 

Signed by:

Mr. Hajro ÇINI M.A. Economics - Toronto

Former Director of Finance Smiths Medical

Mr. Taulant DEDJA M.P.A. - Toronto

Former Prefect of Tirana - Albania

Former Member of Parliamentary Assembly of the Council of Europe (Albania)

Editor - Flasshqip.ca Albanian Canadian Online Newspaper

Mr. Bujar LLAPAJ - Vancouver

Independent Professional Musician

Principal Conductor - West Coast Symphony Orchestra, Vancouver

Mrs. Edlira BEGEJA ÇINI - Toronto

Customer Care Manager 

Mr. Endrit MULLISI MSc - Toronto

Professional in the non-profit organization management and churches

Mr. Artan Gjyzel HASANI - Toronto

Albanian Canadian Writer

Mr. Mishel KOÇIU - Montréal

Motion Picture Producer & Director 

Mrs. Entela KONOMI - Montréal

Artist Painter & Lawyer

Hysni MARKU - Montréal

Membre de l’Ordre des médecins vétérinaires du Québec

Ancien Président Communauté Albanaise du Québec, Montréal 

Mr. Besnik REXHVELAJ - London

Mortgage Broker

Chairman - Albanian Canadian Society “Illyria”, London Ontario

Mr. Lejdi AGO - Kitchener

Financial Advisor, Former Chairman Albanian Canadian Association of Regina, Saskatchewan 

Mr. Rudolf NOSI - Toronto

Project Manager

Mrs. Bela ALEKSI - Toronto

ESL Teacher 

Mrs. Ira KORE - Toronto

Property Manager

Mr. Robert KORE – Toronto

Property Manager

Mr. Afrim KORBI - Toronto

Business owner 

Mr. Nick NDREKA - Toronto

Business owner

Mr. Armando MOSHO - Toronto

Financial Advisor

Project Manager

 

Versioni Shqip

25 Gusht, 2019

Drejtuar: Zotit Nicholas Rémillard President dhe Drejtor ekzekutiv Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Amerikave

Cc: Joseph Clark President Toronto Global Forum

Rreth pjesmarrjes së Kryeministrit te Shqipërisë në Forumin Global të Torontos

I dashur zoti Rémillard,

Ne jemi një grup intelektualësh dhe biznesmenësh Shqiptaro-Kanadezë që me shqetësim mësuam se Kryeministri shqiptar Edi Rama është ftuar të ndjekë punimet e edicionit të 13-të të Forumit Global të Torontos (Të Udhëheqësh Ekonominë e Re), mbajtur nga organizata juaj e shumërespektuar më 4-6 Shtator, 2019. Ndërsa veprimtaria juaj kontribuon për një botë më të drejtë, përfshirëse dhe të mbrojtur, prania mes shumë udhëheqësve, ekspertë dhe drejtues të mirënjohur biznesi, e një kryeministri që e ka degraduar kursin e demokracisë në vendin e tij dhe që ka zhytur ekonominë e vendit në korrupsion dhe informalitet, do të konsiderohej si një xhest i dyshimtë dekurajues, një hap i gabuar që nuk është në përputhje me parimet dhe vlerat e reputacionit të forumit tuaj. Ne duam të vëmë në vëmendjen tuaj informacionet e fundit që mund të përditësonin idenë që ju tashmë keni për situatën e Shqipërisë nën qeverisjen e zotit Rama përgjatë gjashtë viteve të fundit.

Gjendja e Demokracisë në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri janë të lira, por të manipuluara që ditën kur zoti Rama mori pushtetin. Qeveria kontrollon gjithë kompanitë e mëdha mediatike deri në atë masë sa zëri i opozitës të mos dëgjohet. Gazeta më e madhe gjermane “Bild” ka publikuar prova të besueshme se si zoti Rama i blen votat në Shqipëri dhe se si ministrat e tij janë të lidhur dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Në sezonin e mëparshëm parlamentar 19 antarë socialistë të Parlamentit rezultuan individë me rekorde kriminale. Përballuar me pamundësinë për t’u dëgjuar dhe të zgjidhet lirshëm në këtë klimë të vjedhjes së votave opozita nuk merr më pjesë në zgjedhje dhe aktualisht ndodhet jashtë sistemit politik. Zoti Rama udhëheq një nga regjimet më jodemokratike të përiudhës postkomuniste në Shqipëri dhe ka shkatërruar dhe abuzuar institucionet dhe proçedurat demokratike në çdo rast. Nën pretekstin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, zoti Rama ka shkatërruar sistemin e balancës dhe kontrollit duke mbyllur Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë. Ka emëruar një Prokurore të përgjithshme pa konsensus, duke thyer nenet përkatëse të Kushtetutës lidhur me këtë çështje. Prokurorja e Përgjithshme, po shkatërron të gjitha provat e arsyeshme të mbledhura nga paraardhësi i saj në zyrë, prova që rëndojnë së tepërmi në sytë e ligjit qeverinë dhe antarët e saj. Vendi është zhytur në një krizë serioze kushtetuese dhe politike. Me fitoren 99.99% në zgjedhjet e fundit bashkiake partia e zotit Rama praktikisht futi në dorë të gjitha bashkitë e Shqipërisë. Shqipëria u bë vendi i parë në Europë që nga përmbysja e Murit të Berlinit, ku një parti e vetme kontrollon pushtetin qëndror dhe lokal në masën 100%. Zoti Rama, gjithashtu ka fuqinë absolute dhe partia e tij zotëron gjithçka në Shqipëri. Institucioni i Presidentit të Shqipërisë anashkalohet dhe dekretet e tij kushtetuese injorohen nga regjimi i Ramës. E mbetur jashtë sistemit dhe e përçarë, Opozita është shumë e dobët për të rrezikuar regjimin e zotit Rama në të ardhmen e afërt. Rasti i Shqipërisë është një kambanë alarmi se çfarë mund të ndodhë kur në emër të stabilitetit, demokracitë Perëndimore tolerojnë kapjen e të gjitha institucioneve demokratike nga një parti e vetme politike, gjë që pashmangërisht çon në një qeverisje jashtë kontrollit.

Gjendja e Ekonomisë shqiptare

Ekonomia e Shqipërisë përjeton kolaps të plotë. Shumica e njerëzve mbijetojnë kryesisht me paratë e emigrantëve dhe paranë informale që hyn në vënd nga aktivitete të dyshimta. Krimi i organizuar ka korruptuar çdo nivel të qeverisë shqiptare. Në Shqipëri nuk ekzistojnë më tenderimet e prokurimet publike. Kontratat më të mëdha u jepen të njëjtave kompani në mënyrë të vazhdueshme. Përmes proçedurash të errëta e jotransparente zoti Rama po ndan asetet më të rëndësishme të vendit me një grusht miqsh dhe mbështetësish përmes të ashtuquajturave skema të Partnership Privat Publik (PPP) Sa për të sjellë një shembull, një kompani e sapokrijuar, gjoja e regjistruar në shtetin Delaware të SHBA vetëm pak ditë para fitimit të një kontrate prej 220 milionë eurosh (CAN $352 milionë) është pjesë e këtyre projekteve famëkeqe. Pas publikimeve në një portal investigativ, u zbulua që çertifikata ligjore e kompanisë ishte e falsifikuar, e po ashtu edhe firma e Sekretarit të Shtetit të Delaware në aktet e Korporatës e falsifikuar. Ekonomia ka shkuar gjithnjë në rënie gjatë qeverisjes së zotit Rama. Asnjë investitor i huaj në gjashtë vitet e fundit dhe shumica e kompanive të huaja që operonin në Shqipëri para vitit 2013 po largohen si pasojë e trajtimit arbitrar që ju ka rezervuar administrata e korruptuar shtetërore dhe mungesa totale e sistemit të drejtësisë. Një shembull tjetër ilustrues: Qeveria e zotit Rama kohët e fundit humbi një betejë ndërkombëtare ligjore prej 140 milionë eurosh (CAN $205 milionë) kundër një investitori të huaj, biznesi i të cilit u ndalua dhe asetet iu morën arbitrarisht nga qeveria. Korrupsioni ka shkatërruar besimin e qytetarëve shqiptarë në institucionet publike dhe dëmton cilindo, jeta, mirëqenia e lumturia e të cilit varet nga integriteti i autoritetit qeverisës. 500,000 shqiptarë të pashpresë kanë lënë Shqipërinë drejt vendeve të huaja gjatë 6 viteve të regjimit të zotit Rama dhe ky numër është gjithnjë e më shumë në rritje. Ne besojmë se pikërisht për arësyet e lartpërmendura qeveria kanadeze nuk u ka dërguar asnjë ftesë qeveritarëve shqiptarë që nga viti 2015 dhe nuk ka ratifikuar akoma Marrëveshjen për Mbrojtjen e Investimeve të Huaja me Shqipërinë, edhe pse negociatat për këta marrëveshje ishin mbyllur që në vitin 2013. Si shqiptaro-kanadezë që jetojmë në këtë Vend të Madh, në do të dëshironin ta shihnim Shqipërinë të përparonte në rrugën e Demokracisë.

Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj ndaj shqetësimeve tona dhe ju lutemi pranoni përshëndetjet tona më të mira!

Nënshkruar nga:

Z. Hajro ÇINI M.A. Ekonomi - Toronto

Ish-Drejtor i Financave të “Smiths Medical”

Z. Taulant DEDJA M.P.A. - Toronto

Ish-Prefekt i Tiranës

Ish-anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës

Botues i portalit FlasShqip.ca

Z. Bujar LLAPAJ - Vancouver

Muzikant profesionist i pavarur

Drejtor i West Coast Symphony Orchestra, Vancouver

Znj. Edlira BEGEJA ÇINI - Toronto

Menaxhere e kujdesit për klientin

Z. Endrit MULLISI MSc - Toronto

Profesionist në menaxhimin e OJF dhe kishave

Z. Artan Gjyzel HASANI - Toronto

Shkrimtar shqiptaro-kanadez

Z. Mishel KOÇIU - Montréal

Producent arti dhe drejtues  

Znj. Entela KONOMI - Montréal

Piktore & Juriste

Z. Hysni MARKU - Montréal

Anëtar i Urdhrit të Mjekëve Veterinerë të Kebekut

Ish-kryetar i Bashkisë Shqiptare të Kebekut

Z. Besnik REXHVELAJ - London

Analist kredie

Kryetar i Shoqatë Shqiptaro-Kanadeze “Illyria”

Z. Lejdi AGO - Kitchener

Konsulent Financiar

Ish-kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Regina, Saskatchewan

Z. Rudolf NOSI - Toronto

Menaxher Projektesh  

Znj. Bela ALEKSI - Toronto

Mësuese e gjuhës angleze

Znj. Ira KORE - Toronto

Menaxhere Kondominium

Z. Robert KORE – Toronto

Menaxher Kondominium

Z. Afrim KORBI - Toronto

Biznesmen

Z. Nick NDREKA - Toronto

Biznesmen

Z. Armando MOSHO - Toronto

Konsulent finaciar, Menaxher projektesh

 

©FlasShqip.ca