Kolumnist

Përfundimisht, nuk ka më komunistë-Nga Eric Margolis

Nuk kemi parë një shfaqje të tillë të idiotizmit njerëzor, të besimit dhe të sjelljes absurde që nga histeria magjibërëse e Mesjetës. Unë i referohem natyrisht persekutimit dyvjeçar drejtuar Presidentit Donald Trump, i cili shpresojmë të ketë përfunduar javën e kaluar-me kusht që mbështetësit e Hillary Clinton, hajvanet demokratë dhe folësit e fshehtë që e ushqyen këtë mani nuk do ta vazhdojnë akoma.

Në këtë rubrikë është thënë që nga dita e parë që pretendimet se Trump ishte një agjent rus ishin absurde në ekstrem. Gjithashtu edhe akuzat se Moska kishte manipuluar disi zgjedhjet e SHBA-së. Gjepura. Ne e dimë se është SHBA-ja ajo që manipulon zgjedhjet në të gjithë globin, dhe jo Amerika të drejtohet nga rusët që nuk mund të përballojnë ryshfetet e mëdha që kërkojnë veprimtari të tilla diabolike.

Ajo që Mueller gjeti kur luajti gurin e madh, ishte një turmë krijesash dinake dhe të neveritshme, avokatë mashtrues dhe të korruptuar që janë normalisht pjesë e industrisë së zhvillimit tokësor në Nju Jork. Nuk ishte surprizues fakti që ata ishin përreth sipërmarrësit Trump. Dhëndri i tij, Jared Kushner përshëndet nga i njëjti mjedis. Kushnerët janë shokë të vjeter me udhëheqësin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Tani që hetimi i Muellerit nuk gjeti asnjë marrëveshje të fshehtë midis kampit Trump dhe Kremlinit, ne amerikanët i detyrohemi një apologji të madhe Vladimir Putinit për të gjitha shpifjet që ka hequr mbi kurriz. Është vërtet për të ardhur keq që ai nuk mund të padisë legjionet e gënjeshtarëve dhe propagandistëve që grumbulluan sharje ndaj tij dhe, rastësisht, e shtynë SHBA-në dhe Rusinë në buzë të luftës. Njerëzit që i hëngrën këto pretendime absurde duhet të vënë në dyshim kuptimin e tyre të realitetit. Ata që besonin se Kremlini i djallëzuar manipuloi votat në Alabama apo Misuri do të ishin kandidatë të mirë për scientologë ose anëtarë të John Birch Society. U treguan me të vërtetë budallenj. Për më keq, ishin propagandistët që promovuan dosjen e neveritshme të Steele-it, një mishmash gënjeshtrash të zbuluara nga inteligjenca britanike, që me sa duket u promovuan nga rrjetet televizive te John McCain dhe urrejtëse te Trump-it.

Dikush mendon se Hillary Clinton ka dorë në gjithë këtë. Nuk ka gjë më te keqe sesa zemërimi i një gruaje të përbuzur. Është kaq ironike që, ndërsa gjuetia e magjistarëve kërkoi një manipulues jo real të Kremlinit, manipuluesi i vërtetë rrinte ulur në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke u zgërdhyer: kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe mbas tij, mbrojtësi i parave të Trump-it dhe Netanjahu, bosi amerikan miliarder i lojrave të fatit, Sheldon Adelson, kumbari i Izraelit të Madh. Të tre miqtë sapo kishin realizuar një nga shkeljet më të egra të së drejtës ndërkombëtare, duke bekuar aneksimin e Izraelit nga lartësitë strategjike të Golanit që Izraeli kishte kapur në luftën arabo-izraelite të vitit 1973. Ky uzurpim ishte kaq skandaloz sa që të gjithë 14 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e dënuan atë. Madje, edhe Kanadaja e dobët e kritikoi SHBA-në.

Dhënia e Golanit Izrael-it do të thotë se ka siguruar përfundimisht burime të reja ujore nga vargu i Mount Hermon, pozicione të artilerisë dhe të inteligjencës elektronike me pamje nga Damask-u, si dhe shesh lëshimi për zgjerimin e ri të tokave izraelite në Liban dhe Siri. Thuhet se Izraeli po përgatitet për një luftë të re kundër Libanit, Sirisë dhe Gazës. Në kontrast me këtë biznes cinik mbi Golan, administrata Trump ende po e godet Rusinë me sanksione të rënda mbi ri-zaptimin e Krimesë nga Moska, një gadishull strategjik që ishte rus për më shumë se 300 vjet. Pra, Izraeli mund ta marrë Golanin, por Rusia duhet ta lirojë Krimenë. Logjika e politikës së dobët. Ne gjithashtu mësuam javën e kaluar se sipas Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, Trump mund të jetë dërguar nga ne, nga Zoti, ashtu si Mbretëresha e lashtë e Izraelit, Ester, për të mbrojtur Izraelin nga Persianët e ligj. Afro një e katërta e amerikanëve, dhe veçanërisht të votuesve të Brezit të Biblës, besojnë budallallëqe të tilla. Për ta, Trump është një luftëtar heroik i Krusadave Kristiane. Kjo është aq interesante sa edhe mendimi që Trump-i të jetë një kandidat për komunist Manchurian. Ne duket që jetojmë në një epokë absurditeti dhe supersticioni mesjetar. Nuk është çudi që kaq shumë vende perreth globit na kanë frikë. Ne shumë shpesh dukemi si militantë të Scientologjisë* të pajisur me armë bërthamore. Për fat të mirë, Vladimir Putini, i qetë, i përmbajtur, i pashqetësuar mbetet përgjegjës për anën tjetër, pavarësisht nga përpjekjet tona më të mira për ta rrëzuar ose provokuar atë.

 

*Scientology–një lloj besimi dhe praktike fetare lançuar që në vitin 1952 nga  autori amerikan L. Ron Hubbard. Sipas tij njeriu është një qenie shpirtërore e pajisur me aftësi përtej atyre që ai zakonisht parashikon. Ai ka fuqi për të pastruar veten nga përvojat e dhimbshme të së kaluarës përmes përmbushjes shpirtërore dhe vetë-dijësimit.

Përktheu: Ariola Mani