Kanada

Kanadaja mund SHBA dhe shpallet sërish kampion bote në Hokej për femra

  • Published in Kanada

Nën drejtimin e trajnerit Troy Rian dhe kapitenes Marie-Philip Poulin, Kanadaja është rikthyer sërish në majën e piramidës botërore në hokej për femra duke u shpallur kampion bote për të 13-tën herë. Pas disfatës së vitit të kaluar në shtëpi, lojtaret kanadeze kanë realizuar revanshin të dielën (14.04) ndaj ekipit të SHBA, duke fituar ngushtë në një finale dramatike me rezultatin 6-5 në kohën shtesë, me golin e shënuar nga Danielle Serdachny. Finalja është zhvilluar në Adirondac Bank Center të qytetit Utica në shtetin New York.

Në 23 edicione të IIHF Ice Hockey Women’s World Championship prej vitit 1990, Kanadaja dhe SHBA janë ndeshur gjithsej 22 herë në finale. Për vendin e tretë dhe të katërt këtë vit u përballën Finlanda dhe Çekia. Ekipi finlandez ka fituar 3-2 pas penalltive.

Para se të mbërrinin në finale, kanadezet mundën në çerekfinale Suedinë me rezultatin 5-1, ndërsa në gjysmëfinale dominuan totalisht Çekinë 4-0.

5 herë kampion olimpik, ekipi kanadez i Hokejti për femra ka fituar gjithashtu medaljet e arta në Kampionatin Botëror të Hokejit në vitet 1990, 1992, 1994, 1997, 1999, 2000, 2001, 2004, 2007, 2012, 2021 dhe 2022.

© Flasshqip.ca

Foto: The Canadian Press/Christinne Muschi