Profil & Intervista

Shkrimtari Pёrparim Kapllani: Si tё futesh nёn lёkurёn e personazhit

Intervistoi: Taulant Dedja

Autori i suksesshёm shqiptaro-kanadez, sё shpejti me njё roman tё ri nё anglisht me temё Kosovёn: “The Thin Line”

TORONTO - Kёto ditё shtёpia botuese kanadeze Mawenzi House Publishers Ltd. paralajmёroi botimin e romanit “The Thin Line” me autor Pёrparim Kapllanin. Ky roman do tё dalё nё qarkullim nё muajin tetor tё kёtij viti, por mund tё blihet paraprakisht nё Amazon.

Shqiptaro-Kanadezi Pёerparim Kapllani, ёshtё autor i dy dramave nё anglisht “Teuta” dhe “Genti”, i dy romaneve “The Last Will’ dhe “The Wild Boars” si dhe i vёllimit me tregime “Beyond the edge”. Tregimet e tij janё pёrfshirё nё disa nga Antologjitё e botuara sё fundi nga shtёpi tё ndryshme botuese si “Canadian Voices”, vol 1, “Literary Connection”, “Courtney Park Connection” dhe “Canadian Imprints” nga WEN.

Kapllani ka ardhur nё Kanada nё nёntor tё vitit 2000, pas njё karriere tё suksesshme si gazetar dhe redaktor nё gazetёn “Ushtria” tё Ministrisё sё Mbrojtjes dhe tё pёrditshmen “Shekulli”. Nga botimet e tij nё shqip mund tё pёrmendet vёllimi interesant me tregime “Babai nё shishe”.

 

Si arritёt gjer tek Mawenzi House?

Kapllani: Mё bёhet qejfi qё e filluat me emrin e shtёpise botuese. Mawenzi ёshtё emri i majёs sё dytё mё tё lartё nё botё nё Kilimanxharo. Besoj se analogjia ёshtё e qartё. Rreth saj janё mbledhur shkrimtarёt mё tё mirё nga tё gjithё anёt e botёs. Tё futesh nё kёtё shtёpi gjigande ёshtё njё ёndёrr pёr cilindo autor qё gjer atёherё i kishte botuar librat me shpenzimet e veta. Nganjёherё shtёpitё e mёdha botuese u pёrgjigjen pozitivisht mesazheve tё dёrguara nё adresёn e tyre. Ndoshta kёtu ka ndikuar edhe fakti se novela ime “The Hunter”, (varianti i parё i “Wild Boars”), u fut nё toplistёn e Quattro Books pёr vitin 2015. Ky ishte edhe fati im. Pas kёsaj botuesja e IOWI Cheryl Xavier, kontaktoi stafin e Mawenzit, tё cilёt çuditёrisht u interesuan pёr romanin tim “The Wild Boars” nё fundvitin e 2015-ёs. Gjer nё atё kohё kisha botuar disa libra nё shqip dhe nё anglisht, por gjithçka nё mёnyrё private. Kёtu ka njё dallim tё madh ndёrmjet njё botimi qё financohet vetё dhe njё botimi tё rregullt, tё financuar nga vetё shtёpia botuese.

Kush ёshtё redaktor i librit?

Kapllani: Redaktor ёshtё shkrimtari i njohur M G Vassanji, fitues dy herё i çmimit Giller dhe njё herё fitues i çmimit tё Guvernatorit tё Pёrgjithshёm tё Kanadasё. Ёshtё njё nder i jashtёzakonshёm dhe fat i madh nё jetё qё tё pish njё kafe me shkrimtarё tё kalibrit tё tillё botёror, dhe jo mё ta kesh redaktor personal e tё shkёmbesh me tё qindra mesazhe. Bashkёpunimi me zotin M G Vassanji nuk ka qenё vaj. Ka qenё njё luftё e vёrtetё mendimesh dhe idesh nё atё se si ky roman tё rishkruhet nga e para dhe tё bёhet sa mё i mirё.

Cili ёshtё dallimi ndёrmjet “The Wild Boars” dhe “Thin Line”?

Kapllani: Romani “The Wild Boars” arriti tё futej nё njё blog spanjoll me “200 autorё nga 200 vende”. https://200paises200libros.ёordpress.com/paises-y-libros/. Ёshtё i ndarё nё tri pjesё, ndёrsa “The Thin Line” e ka marrё bazёn nga pjesa e parё e romanit tё mёparshёm dhe ёshtё zgjeruar imtёsisht nё detaje, duke u pёrqёndruar mё shumё nё botёn e karaktereve. Mё duket sikur jam futur nёn lёkurёn e personazheve, duke e bёrё romanin mё tё besueshёm, njё vepёr tё mirёfilltё qё pёrcjell mesazhe universale.

 Lidhja juaj me Kosovёn?

Kapllani: Kam qenё vetёm 10 vjeç atёherё, kur po vija njё tufё me lule mbi varrin e babait nё Elbasan, dhe rastёsisht mё zuri syri njё bashkёmoshatar qё kishte ardhur edhe ai pёr tё vёnё njё tufё me lule pёr babain e vet, disa metra mё tutje. Prindёrit e tij ishin nga Gjakova dhe ishin me vendbanim nё lagjen Fushё-Mbret, nё rrethinat e qytetit. Dhimbja na bёri bashkё dhe tё dy, si nё filma, premё mollёzat e gishtave dhe pimё gjakun e njёri-tjetrit. Qё nga ai moment shkonim shpesh tek shtёpitё e njёri-tjetrit dhe gjer vonё Ariani ishte “vёllami” im.

Kontakti i dytё me Kosovёn ishte poezia e Ali Podrimes “Zgjohu Kosovё”, e cila mё rrёnqethte, sa herё qё e recitoja nё stadium para qindra studentёve ushtarakё nё Akademinё “Skёnderbej”. Me atё poezi mora çmimin e parё si recitues dhe krijova lidhjen time tё veçantё me kёtё pjesё tё kombit. Mё lejoni tё citoj disa vargje:

“Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,

t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,

t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;

ta di gjakun që të vlon në gji,

dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,

e të shpërthejë do si vullkan,

më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,

Unë, biri yt.”

Prilli i vitit 1999 mё gjeti gazetar te “Shekulli”, kur rastёsisht nё Spitalin ushtarak tё Tiranёs takova njё vogёlush me plumb nё krah, tё cilit i kishin vrarё tri motrat dhe nёnёn. Ngjarja e tij reale mё frymёzoi pёr tё rrёfyer kёtё mizori serbe, qё ja kalonte edhe filmave mё tё frikshёm horror. Ky vogёlush tashmё ёshtё burrё e ndodhet nё Kanada. Ka shkuar disa herё si dёshmitar nё Hagё kundёr Milosheviçit.

Ndёrkohё nuk mundem t’i lё pa pёrmendur takimet personale me luftёtarёt e UÇK-sё nё Cahan, kur po futeshin nё vijёn e parё tё frontit dhe mua, gazetarit, mё jepnin numrat e telefonave tё tё afёrmve tё tyre nё Gjermani. Atё natё kaluan kufirin edhe 18 vajza luftёtare tё Kosovёs.

Si arritёt tё krijonit nё gjuhёn angleze?

Kapllani: Shkruaj fillimisht nё shqip e mё pas e pёrkthej nё anglisht. Procesi i krijimit nuk mbaron me kaq. Rradhёn e kanё redaktorёt. Anglishten e kam mёsuar nё Akademinё “Skёnderbej” ku jepnin mёsim zonja tё tilla tё nderuara si Sashenka Bezhani, qё pёrkthente filma tё Kinostudios. Mёsimdhёnia nё shkollёn ushtarake ishte e njё niveli jashtёzakonisht tё lartё. Ndoshta edhe tё qёnit prej 20 vjetёsh nё Amerikёn e Veriut mё ka ndihmuar ta pёrmirёsoj anglishten, njё proces qё nuk mbaron asnjёherё…

 A do tё ketё konkurencё nё treg ky roman me librat e tjerё pёr Kosovёn?

Kapllani: Kam bёrё njё kёrkim tё thjeshtё dhe kam zbuluar se “The Thin Line” ёshtё njё nga librat e rrallё “fiction” tё shkruar pёr Kosovёn. Romani i Kadaresё “Elegji pёr Kosovёn” ёshtё botuar, nё mos gaboj, para 14 vjetёsh dhe ka pёr subjekt luftёn nё Fushё Kosovё nё 1389. “The Hemingway Book Club of Kosovo” ёshtё thjesht njё memuar. “My cat Yugoslavia” ёshtё roman pёr emigrantёt nё Finlandё, ndёrsa “Beyond the mountains of the Damned” nuk ёshtё “fiction”. “Blood on my hands” ёshtё gjithashtu njё memuar. Nga konkurenca nuk kam frikё. Konkurenca ёshtё shёndet dhe e çon letёrsinё pёrpara.

Jeni i vetёpunёsuar shtatё ditё tё javёs tek kompania qё vetё keni krijuar, Albany Pizza. Si arrini tё shkruani?

Kapllani: Tё shkruarit ёshtё njё formё mbijetese dhe ekzistence. Aty-kёtu, sa herё qё kam pakёz kohё…

Sugjerimi juaj pёr kolegёt?

Kapllani: Mos u nxitoni. Fёmija juaj i pёrkёdhelur meriton vёmendje superiore nё rradhё tё parё nga vetё ju!