Blog

Mishel Koçiu: 30 vjet post-komunizëm, ikje masive nga sytë këmbët

Nga të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të Deklaratës Universale, vetëm njëra prej tyre është ushtruar gjerësisht në Shqipëri: Ikja masive nga syte këmbët.

Neni 1 i Deklaratës përcakton se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ne jo vetëm që nuk lindëm të lirë e të barabartë në dinjitet e të drejta, por as mundëm ta fitojmë lirinë e vërtetë në këto 30 vjet. Sepse lejojmë që dinjiteti ynë të nëpërkëmbet nga lidera supremë që dalin mbi ligjin. Dhe nga nën-lidera të neveritshëm që bjerrjen e të drejtave dhe lirive themelore e ushtrojne vertikalisht, nga lart-poshtë nërmjet presionit me bukën e gojës.

Ne shqiptarët vazhdojmë të depersonalizohemi nën trysninë e demokraturës së centralizuar. Madje edhe brezat e rinj i sjellim në jetë të robëruar, të lirë vetëm për tu nënshtruar, të ngecur në mentalitetin fatalist të servilizmit ndaj të pushtetshmëve...

A janë shqiptarët të lirë në krahasim me vetë konceptin universal të lirisë?

P.S. “Nuk ka liri aty ku nuk ka ligje ose aty ku dikush qëndron mbi ligjet” - Ruso