Blog

Gëzim Zilja: Ruajna o Zot nga xhaçkat e agaçët!

Ruajna o Zot nga këto qelbësira!

Nga “mali” vij unë, që jam lindur e rritur buzë detit, aty në Skelën e dashur plot njerëz të mirë, të ndershëm e punëtorë, që rrisin fëmijët me djersën e ballit, moj plehrë, moj mbeturinë, moj ndyrësirë e kombit, moj bajgë!

Nga mali vijnë gangsterët si yt shoq, agaçët e “Rilindjes” dhe ti moj e pafytyrë, që vidhni tokën publike, të njerëzve të pambrojtur, vini mure e gardhe, rrethoni plazhe e dete, që trapi yt i majmur dhe pinjollët tuaj të hardallepsen në plazhe privatë e toka të grabitura!

Unë që jam lindur e rritur aty, duhet t’i paguaj racës suaj të poshtër 20 euro për të bërë plazh, aty ku më ka bërë koka bam!?

Ne që vijmë nga mali, sipas racës suaj të poshtër, lindur pranë detit, në luginat e begata të atdheut në malet plot bukuri të Jugut apo Veriut, ose që jetojmë jashtë Shqipërisë duhet të paguajmë, ndryshe duhet të lahemi në pjesët që na keni caktuar ju kriminelë e hajdutë, pranë kanaleve të ujërave të zeza që derdhen në det apo vendeve të tjera, mbuluar nga ferrat e pocaqitë!?

Yyyyyyyyy!  Ju zagarë, ju qenër dhe bushtrat e “Rilindjes”, që na e bëtë vendin e lindjes tokë të ndaluar!

Mos pastë diell për ju! U kalbshi në burgje për zullumet e padrejtësitë që po i bëni këtij vendi të bekuar e këtyre njerëzve që mendoni se janë skllevërit tuaj!

Yyyyyyy! U zëntë mallkimi dhe rënkimi i fukarasë!

© Gëzim Zilja