Aktualitet

Ambasadori i OSBE Borchardt, një nga produktet e krizës europiane

Nga: Ilir Levonja

Mediumet e opozitës, një masë e madhe opozitare, shprehin kudo një indinjatë ndaj ambasadorit të OSBE, Borchardt. Shkurt referuar disa deklaratave për protestën e mbrëmshme. Po ua them që në krye të herës, as nuk ia vlen. Nuk ia vlen për një arsye të vetme. Sepse do jenë po këta që nesër do u vijnë do ju vizitojnë me tufa me lule. Madje do flasin me po të njëjtën gjuhë edhe mbas tetë vitesh në pushtet ta zëmë të opozitës së sotme. Çështja qëndron e gjitha tek e sotmja, protesta tjetër? A ka filluar? Çështja qëndron tek protesta e nesërme. Eshtë kohë e madhe që kaq të domosdoshme e ka demokracia jonë.  

Sado të flasim për fronte dhe palë, protesta është shëndet social. E para ndihmon opozitarizmin e kujtdo. E dyta nxjerr fytyrat perverse të pushtetit a shtetarit kancer për një vend. Them për së pari opozitarizmin sepse siç e shikoni edhe vetë, defektet e listave të Bashës janë sot një produkt cilësor për mbajtjen në pushtet Ramën dhe oligarkinë e tij. Janë një produkt ku si me thënë një forcë e madhe është investuar me zell për të prodhuar sa më shumë kunguj. Sot Rudina Hajdari përshembull është një bebe girl mes lodrave, që me strategjinë e kaut kur ia fut pelës, ka zbuluar se shprehjen ''e duam Shqipërinë si Europa'' e ka prodhuar Azemi. Megjithatë nuk ka prind në këtë rruzull toke që nuk e di atë që, çfarë të bën fëmija s'ta bën perëndia. Por ta lëmë Rudinën në ecjen e saj eterike se boll ia përplasin në sy njerëzia në faqen e saj në Facebook. Boll po e lavdërojnë ramistët me shokët e partisë komuniste, si objekt i çmuar i historisë së re të pluralizmit tonë. Dhe kur të çmojnë ata që të kanë bastarduar, është një lloj keqardhje me duart në xhepa. Megjithatë e theksova janë ato detaje që ndofta do ta bëjnë më të përgjegjshëm lidershipin e opozitarizmit duke përsosur ca teknika të institucionit të votës dhe kolegjialitetit në caktimin e emrave. Sepse aktualisht po shohim që kuvendi i ri është një serë produktesh si tranguj, patëllaxhane, barbunja me pesticide me shumicë. Sidomos kur ngërthejnë çështjen e demokracisë me inatet personale. Por nuk ke se çfarë i bën, kungulli, kungull është. Në fakt ka qënë një defektet më skandaloze të programeve partiake ky raporti parti-mandat-deputet.

Tani të qëndrojmë tek pozita, qeveria dhe oligarkia e saj. Në një vend normal demokratik, me çfarë po ndodh në Shqipëri, një kryeministër tjetër do kish dhënë dorëheqjen me kohë. Dhe këtë më mirë se kushdo e di ai Borchardt-i, por nuk e thotë këtu tek ne. Se po të ishte në vendin e vet do kishte mbushur xhepat me bomba molotov. Në vendin e tij do kish zbritur me tanke në parlament kur kungujt e listave të bënin selfie e paradë mode me historinë e një kuvendi. Në Shqipëri i quan normale. Atje në vendin e tij do kish ngritur një mur tjetër. Në vendin e tij do i kish vënë zjarrin parlamentit nëse në krye do ish zgjedhur një ish-ministër i brendshëm i diktaturës. Do e kish hedhur në erë nëse një parti do vinte në pushtet përmes elementit kriminal, madje do e promovonte atë me mandate deputeti dhe diploma fallco. Do e kish përmbysur kur të zbulonte se si një ligjëvënës kishte si kualifikim arsimor një çertifikatë njohje për pjesëmarrje në një kurs patentash në Zvicër. Por nuk e bën këtu në Shqipërinë tonë.  

Raportet korruptive midis nënpunësve të OSBE a BE, janë përfolur me kohë në Tiranën tonë. Ndofta kjo po ndodh për disa arsye: a) kriza brenda Europës dhe produktet e saja Borchardt; b) personaliteti i humbur i qytetarit perëndimor, kini parasysh këtu kur një qytetar perëndimor vjen e blen diplomë në Shqipëri etj.; c) rikthimi i fortë i konservatorëve etj. Janë një sërë syresh por që gjithsesi na çojnë në një përfundim, Evropa po ha vetveten. Kësisoj do reflektojë edhe tek ne. Korrupsioni nganjëherë është kaq i fortë sa detyron edhe vetë Zotin të bëj marrëveshje me të. Madje për afera të tilla është përfolur edhe vet Selia e Shenjtë dikur. Kështu që i bie shqiptarëve opozitare të ndreqin vet vendin e tyre.

Lërini ca mendje me inat karshi Berishës. Lërini tek kafja e elbit, shalli i kuq etj. Vesi del me shpirtin. Dhe me që ra fjala, i thoshin Rudinës tek faqja e saj, përmes komenteve, këta shamikuqët, që babai jot m… ka qënë, por ti po bëhesh e mirë. E merrni me mend vet kur i lavdëron e i fërkon kokën një luan afrike një gazele të njomë. Është luftë mes komunistëve, luftë e përjetshme, një karakteristikë dalluese. Megjithatë duket sheshit që kjo llavë e madhe njerëzore është zgjuar vërtetë. Por dhëntë Zoti e këto protesta me “Molotov” qofshin të përditshme. U shtofshin e pushtofshin rrugët nga mëngjesi në darkë se, sado të pista të jenë korridoret, këta të Europës do vrapojnë t'ju urojnë.