Andej-Këtej

Fijet e pushtetit : “Eminencat gri” - Nga Klodi Stralla

Klodi Stralla

Historia njerëzore njeh shumë personalitete si mbretër, perandorë, presidentë apo kryeministra që, me veprimtarinë e tyre udhëheqëse, kanë lënë gjurmë në jetën e kombeve apo perandorive që kanë drejtuar. Por pakkush e di, se pas tyre gjithmonë kanë qëndruar në hije, pas kuintave, disa njerëz të tjerë, të veçantë, që u kanë qendruar afër, i kanë këshilluar për të mos i lënë të gabojnë dhe realisht kanë qenë ata që kanë marrë vendimet më të rëndësishme. Këta janë “eminencat gri”.

Historikisht, për herë të parë ky term u përdor në Francën e shekullit 16-të, dhe i atribuohet kardinalit Joseph François Leclerc du Tremblay (1577-1638), këshilltari në hije i kardinalit Richelieu, ministrit kryesor të mbretit Luigj i 13-të. Ai mbante një mantel ngjyrë gri, prej ku mori edhe emrin termi “eminencë gri”.

Të tillë kanë qenë gjatë historisë: Joseph Fuché për Napoleonin, koloneli Hause dhe Herry Hopkins për presidentët amerikanë Wilson dhe Roosvelt, që luajtën, në prapaskenë, rolin kryesor gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, Martin Borman për Adolf Hitlerin, Aleksandër Jakovlevi për Gorbatchev apo Henry Kissinger për disa presidentë amerikanë, perfshirë edhe Donald Trup.

Këta lloj njerëzish zotërojnë, më mirë se askush tjetër, artin e këshilluesit, duke mbetur vete gjithmonë në hije. Kurrë të mos jesh bartës i hapur i pushtetit, gjithmonë të qëndrosh pas shpinës të një kryesori, e megjithatë, ta kesh tërë pushtetin në dorë, të mbash të gjitha fijet e tij në prapaskenë dhe asnjëherë të mos të të quajnë përgjegjës, ky është roli i tyre më i dashur, më i preferuar dhe mbase më i dobishëm.

Këta lloj njerëzish zotërojnë ekspertizë të lartë qeverisëse, njohuri të thella, intuitë largpamëse, qetësi emocionale edhe në situatat më të komplikuara, kur marrja e vendimeve vendos fatet e një vendi të tërë. Ata janë të domosdoshëm, të dobishëm dhe të pazvendësueshëm për shtetin dhe lidershipin e çdo kombi, sidomos në situata kritike.

A kemi patur ne të tillë në historinë tonë, që nga Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha dhe së fundi Edi Rama? Askush nuk e ka prekur këtë temë prej të cilës mund të mësojmë shumë prej enigmave të historisë tonë.

© Klodi Stralla

* Në foto lart tabloja në vaj e piktorit francez Jean-Léon Gérôme, ku paraqitet kardinali “Père Joseph” siç e thërrisnin zakonisht.